Dr. Sabile Keçmezi-Basha, “Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Instituti i Historisë Prishtinë 2003, fq. 346 f.

Autorët

  • Fatmira Musai

Abstract

Kohët e fundit dr. Sabile Keçmezi-Basha, u shtoi botimeve të saj, monografmë kushtuar veprimtarisë ilegale në Kosovës për vitet 1981-1989. Studimi që na jepet në dorë është vazhdim i punës të ndërmarrë prej saj kushtuar këtij problemi fill pas Luftës së Dytë Botërore, të cilin ajo e ka trajtuar në monografinë “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947” të botuar në vitin 1998. Me këtë studim të ri autoija arrin të na njohë në mënyrë më të plotë me lëvizjen ilegale dhe kulminacionet e saj pas vitit 1947, dhe veçanërisht në periudhën e viteve 1981- 1989. Kur mbaron së lexuari monografinë, ajo që të bie në sy, është se autorja ia ka arritur qëllimit të shtrojë, analizojë dhe të argumentojë në mënyrë të dokumentuar, organizimin e shqiptarëve në trojet e veta në Jugosllavi, në lëvizjen ilegale gjatë viteve 1981-1989, rritjen dhe fuqizimin e saj si në shtriije dhe në përmbajtje, masivizimin e gjerë, mbështetjen dhe udhëheqjen mbi një program kombëtar të përcaktuar mirë, për të bërë realitet detyrat ende të pazgjidhura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-16

How to Cite

Musai, Fatmira. 2024. “Dr. Sabile Keçmezi-Basha, ‘Organizatat Dhe Grupet Ilegale Në Kosovë 1981-1989’, Instituti I Historisë Prishtinë 2003, Fq. 346 F”. Kosova, no. 26 (November). Prishtinë, Kosovë:437-40. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5736.

Numër

Section

Recension