E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike

Autorët

  • Nue Oroshi

Abstract

Në një atmosferë të rrallë e solemne, në Hamburg të Gjermanisë, pas gjashtëdhjetë vjet harrese e përbuzjeje të nacionalistëve të Shqipërisë etnike, u mbajt një akademi përkujtimore e të Djathtës shqiptare në shenjë nderimi dhe përkujtimi të 100- vjetorit të lindjes se inxh. Xhafer Devës, udhëheqësit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, dhe 58-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar dhe udhëheqësit të luftës për Shqipërinë Etnike, Kapidan dr. Mark Gjon Mariait. Në këtë solemnitet morën pjesë shqiptarë nga të gjitha viset e Shqipërisë etnike. Nga Shqipëria ishte prof. dr. Romeo Gurakuqi, nga Çamëria Muharrem Canaj, nga Kosova kishte më shumë përfaqësues dhe ligjërues, si akademik Mark Krasniqi, prof. dr. Muhamet Shatri, prof. dr. Jahja Drançolli, deputeti i parlamentit të Kosovës Fadil Geci, kryetari i Partisë Liberale të Kosovës Gjergj Dedaj, mandej Jetish Kadishani e Besim Morina. Malësinë e përfaqësonin maestro i artit shqiptar Gjelosh Gjokaj dhe publicisti Fran Camaj; nga Maqedonia ishte dr. Riza Sadiku, nga Amerika veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare dhe njëherësh sekretar i Lidhjes së Prizrenit në mergim, Torn Mrijaj. Diaspora e Evropës përfaqësohej nga Emin Fazlia, Niman Mulliqi, Luz Thaçi, Hazir Krasniqi, si dhe luftëtari dhe krahu i djathtë i Adem Jasharit, Gani Geci; nga Suedia ishte piktori Rrustem Bujupi bashkë me veprimtarët Rexhep Jashari e Ibrahim Meta,

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-16

How to Cite

Oroshi, Nue. 2024. “E Djathta Shqiptare Në Mbrojtje Të Shqipërisë Etnike”. Kosova, no. 26 (November). Prishtinë, Kosovë:457-58. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5740.

Numër

Section

Jeta shkencore