Mitologjia si frymëzuese e arteve
Abstrakti
Që nga periudhat më të lashta të zhvillimit të shoqërisë njerëzore njeriu është shprehur përmes mënyrave të ndryshme artistike. Thuajse njëkohësisht njeriu fillon të beson në fuqi mbinatyrore dhe ky besim më vonë shndërrohet në mitologji dhe religjion të cilat kanë lënë gjurmë në çdo sferë të krijimtarisë njerëzore. Nga periudhat e shekujve të kaluara në zhanret e ndryshme të artit janë futur shumë motive nga mitologjia dhe besimet abrahamike që nga besimet primitive të periudhës paleolitike përmes atyre të qytetërimeve të lashta. Kështu në vepra të artit mesopotam, egjiptian. grek. romak. ilir, etrusk. persian. hebreje dhe krishterë ka mjaft motive mitologjike për dallim nga veprat e artit islam ku motivet e këtilla janë të pakta. Gjatë epokës së renesancës fillon kthimi drejt artit klasik me motive mitologjike dhe kjo praktikë e përdorimit të motiveve mitologjike në arte vazhdon edhe gjatë periudhës së barokut, rokokosë e deri në ditët tona në pikturë. skulpturë, letërsi, arkitekturë, muzikë, teatër dhe në film e madje edhe në filozofi e në fushat e tjera të krijimtarisë njerëzore. Nga ana tjetër fal veprave artistike rreth personazheve të caktuara historike, supoerheronjve dhe antiheronjve u krijuan mite dhe legjenda urbane të kohës dhe në këtë mënyrë arti bëhet krijues i miteve.