Artikujt

Monumente - Ura e Haxhi Beqarit

Ura, një kalim i rëndësishëm gjatë kohërave, kishte tre harqe të mëdhenj me përmasa pothuajse të njëjta, të përbërë (duhet theksuar kjo) nga dy rreshta gurësh, me tiranda metalike të shtrënguara me kunja në rreshtin e poshtëm. Kishte gjithashtu shumë kamare, jo vetëm në këmbët e mesme, por edhe në shpatullat anësore, në afërsi të brigjeve. Këto detaje, natyrisht, kemi mundësinë t’i përshkruajmë sot me saktësi falë fotografive të vjetra ku ura duket e shkatërruar, por me disa pjesë ende të parrënuara (një hark i saj ruhet i plotë). Dallojmë kështu, të paktën në shpatullën e djathtë (tjetra nuk ekziston), tri kamare me forma të ndryshme: një të zakonshme, domethënë drejtkëndëshe me kurorëzim gjysmërrethor dhe dy në formë çerek rrethi. Së fundmi, i gjerë, por pa parapete mbrojtës (dikur kishte) paraqitet korridori i kalimit, i cili ka shumë të ngjarë të ishte anormal, me ngritje dhe zbritje. Ështe më se e qartë që ajo ishte një urë e madhe dhe impresionuese.

PDF

Downloads

Download data is not yet available.