Arkitekti i parë i Shtabit Madhor Shqiptar
Major Ali Shefqet Shkupi - Shefi i Parë i Shtatmadhorisë Shqiptare
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.591Abstrakti
Tradita ushtarake shqiptare është e lashtë. Ushtarakët shqiptarë në të gjitha periudhat historike kanë bërë emër më shumë në vende të tjera se sa në atdheun e tyre. Kështu ndodh dhe me plejadën e ushtarakëve madhorë që kishin shërbyer për Perandorinë Osmane. Por që me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë erdhën dhe shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë. Ushtarakë të të gjitha niveleve dhe gradave historikisht deri me shpalljen e pavarësisë kishin dhënë kontribut për Romakët, Venecianët, Bizantasit, Osmanët etj. Në kohët modern, në fillim të shek. XX Shqipëria doli me vonesë si shtet i pavarur nga Osmanët. Bijtë e saj ju përgjigjen thirrjes-kushtrim për ta derdhur djersën dhe mençurinë për vendin, për atdheun ku shqipja tingëllon aq bukur. Një ndër ushtarakët madhorë që ju përgjigj thirrjes së ndërgjegjes kombëtare ishte Ali Shefqet Shkupi. Fakt historik është se Ali Shefqeti ishte arkitekti i parë i Shtabit të Përgjithshëm në Qeverinë e parë shqiptare të dalë në 28 nëntor 1912. Ali Shefqeti ishte me vizion perëndimor. Ai njihte mjaft mirë zhvillimet ushtarake të kohës në Lindje dhe në Perëndim. Ai ishte bashkëpunëtori dhe bashkëvizionari më i ngushtë i Ministrit të Parë të Luftës Mehmet Pashë Deralla.