Botimet më të fundit

Revistat më të fundit

Revistat sipas botuesit

Në seksionin e mëposhtëm, platforma “Albanica” krijon mundësi për aksesimin e revistave shkencore sipas institucioneve, universiteteve, fakulteteve dhe departamenteve. Bëni përzgjedhjen tuaj dhe klikoni për të hapur revistën që kërkoni

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”

Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe Shtëpia me Gjethe për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister. Pëshpërimat e njerëzve dhe fëshfërimat e gjetheve… Duke hapur dyert e kësaj shtëpie, duke paraqitur veprimtaritë që janë kryer brenda saj dhe shumëçka tjetër të bashkëlidhur, ky muze do të shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.

Përgjime, kontrolle, spiunime… që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm… Atyre u kushtohet ky muze…

Revistat

Dritëhije

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Insituti i Historisë ALI HADRI - Prishtinë

Instituti i  Historisë “Ali Hadri” - Prishtinë,  e filloi jetën shkencore në vitin 1967, fillimisht si Ent i Historisë, për të vazhduar më vonë,  nga viti 1978  si Institutit i Historisë, dhe sot me emrin Instituti i Historisë “Ali Hadri”. Për pesë dekada më radhë Instituti beri një rrugë të gjatë, me shumë suksese por edhe sfida, duke qenë gjithnjë në shërbim të shkencës dhe dijes. Roli i Institutit të Historisë i tillë ishte edhe gjatë viteve të okupimit të Kosovës, kur veprimtarinë e tij kërkimore-shkencore e zhvilloi në rrethana të jashtëzakonshme. Në kuadër të punës kërkimore-shkencore, Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë, boton monografi, përmbledhje me dokumente, përmbledhje me punime, revistën shkencore “Kosova”, organizon Konferenca, Simpoziume dhe Tryeza Shkencore, të cilat kontribuojnë në arritjen e rezultateve të reja në fushë kërkimore-shkencore.  

Revistat

Kosova

ISSN online : 3006-4031
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Instituti i Historisë

Instituti i Historisë u themelua në vitin 1972 (1940) dhe ka si objekt studimin e historisë së popullit shqiptar brenda dhe jashtë shtetit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme. Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i monografive, artikujve, përmbledhjeve dokumentare, si dhe organizimi e pjesëmarrja në veprimtari shkencore si: simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, workshope, konferenca që hedhin dritë mbi historinë e zhvillimeve ekonomike-shoqërore, kulturore, politike, diplomatike të Shqipërisë në shkallë ballkanike, evropiane dhe më gjerë.

Revistat

Studime Historike

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë është institucion kërkimor-shkencor për studimin e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare. Fillimet e tij lidhen me Institutin e Studimeve Shqiptare themeluar më 08.04.1940. Më 1946 u themelua Instituti i Kërkimeve Shkencore, i cili më 1948 u quajt Instituti i Shkencave. Me krijimin e Akademisë së Shkencave më 1972, sektorët gjuhësorë e letrarë formuan Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë. Në 1 mars 2008, me reformimin e Akademisë së Shkencave, IGJL bashkë me institutet e tjera albanologjike, formuan Qendrën e Studimeve Albanologjike, sot Akademia e Studimeve Albanologjike.

Revistat

Studime Filologjike

ISSN online : 2960-0057
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA)

Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) është një nga institutet kërkimore, pjesë përbërëse e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri. IAKSA-ja përbëhet nga: Departamenti i Etnologjisë, Departamenti i Folklorit dhe Departamenti i Artit. Zanafilla e IAKSA-së, është në vitin 1947, kohë kur themelohet Sektori i Etnografisë. Instituti i Antropologjisë Kulturore, ka dy shtylla kryesore veprimtarie. 1. Kërkimi shkencor në lëmin e etnologjisë, folklorit dhe artit. 2. Mësimdhënie në nivelin master dhe doktoraturë në fushat përkatëse. IAKSA boton çdo vit në dy numra revistat shkencore “Antropologji” dhe “Studime për artin” .

Revistat

Antropologji

ISSN online : 2706-5995
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Studime për Artin

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Ai synon të nxisë mirëkuptimin e vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku vendës, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai synon, gjithashtu të inkurajojë dialogun midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai ruan dhe studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin. Ai organizon dhe mundëson, gjithashtu aktivitetet, që përkrahin vizionin dhe misionin e tij. 

Revistat

Studime Muzeologjike

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është drejtuesja rrjetit arkivor kombëtar në Republikën e Shqipërisë. Arkivi Qendror Shtetëror dhe Arkivat Shtetërorë Vendorë janë në varësi administrative dhe profesionale të DPA-së. Ndërkaq, arkivat e tjera janë në varësi metodologjike e profesionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Këto arkiva janë Arkivat e Sistemit dhe Arkivat e Tipologjisë, si arkiva të përhershme dhe sekretari-arkivat e të gjitha autoriteteve publike e institucioneve shtetërore në Shqipëri. Ky rrjet, ruan, përpunon, administron dhe shërben Fondin Arkivor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Revistat

Arkivat Shqiptare

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Albanian University

AU përbën një komunitet të pavarur të hapur i cili që kërkon të jetë pjesë e denjë e botës dhe e së ardhmes. Në zhvillim të misionit të tij AU ka si objektiv të shoqërojë dhe të mbështesë studentët në mënyrë që ai të zhvillojë më së miri potencialin e tij. Të nxisë krijimin, transferimin dhe përparimin e dijes për t’ju përgjigjur nevojave për një formimi të lartë bazuar në kërkimin shkencor në të mirë të shoqërisë.

Revistat

Optime

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC)

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është institucion i pavarur publik, që ka në fokus ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore e kulturore islame, përmes kontributit në fushën e shkencës dhe kulturës. Veprimtaria e AIITC bazohet në realizimin e konferencave dhe simpoziumeve shkencore, botimeve, promovimeve e studimeve akademike për çështje që lidhen me kulturën, qytetërimin, artin, traditën dhe zakonet islame mes shqiptarëve. 

Revistat

Univers

ISSN online : 2959-1856
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e themeluar më 1972, është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 24 anëtarë, akademikë; 10 anëtarë, akademikë të asociuar, 26 anëtarë nderi dhe 1 anëtarë nderi i ndarë nga jeta. Akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e Inovacioneve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet.

Revistat

Studia Albanica

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Arkivi Digjital Elbasan

Shoqata Arkivi Digjital Elbasan (ADE) u krijua për të dhënë ndihmesë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare me një fokus në përdorimin e teknologjisë, botimeve, aktiviteteve sensibilizuese, eskpozitave e më shumë. Përgjatë viteve 2018-2019 ADE botoi revistën kulturore "Albanon"

Revistat

Albanon

ISSN online : 2707-6563
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -