Profili i një atdhetari të lënë në hije
Hazir Sylë Kurpali (1874-1913)
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.592Abstrakti
Ky punim ka për qëllim të ndriçojë sadopak një nga figurat historike që kontribuoi gjatë shekullit XIX-XX për çështjen kombëtare shqiptare. Evidentimin e aktivitetit të tij atdhetar, rolin kyç në mbështetjen e kryengritjes antiosmane sidomos gjatë viteve 1900-1912, në verilindje të Shqipërisë. Hazir Kurpali kishte arritur që të themelonte e drejtonte që në moshë të re një çetë mjaft aktive e cila la gjurmë të pashlyeshme në kronikat e kohës e ku aktiviteti i dendur luftarak në koordinim me ideologët e patriotët e lëvizjen kombëtare si Hasan Prishtina, Bajram e Hysni Curri, Isa Boletini, Azem e Shote Galica, shtrihej që nga Hasi, me luftën e Qaf-Prushit, beteja e Gjakovës, Decanit, Plavë-Guci, beteja e përgjakshme e Kaçanikut e deri në Shkup. Profili i tij fatkeqësisht është pak i njohur dhe është lënë në hije, pavarësisht nga kontributi që dëshmohet nëpërmjet dokumenteve, fotove, kujtimeve e studimeve të bashkëkohësve. Nën drejtimin e tij gjetën besim e u bashkuan shumë të rinj e patriotë jo vetëm nga Hasi, prej nga ishte Hazir Kurpali por dhe nga Malësia, Deçani, Gjakova e shumë treva të tjera të Kosovës, fakt që flet për shtrirjen e gjerë të influencës së tij.