Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Autorët

  • Faton Pllana

Abstract

Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo ishte larg një realiteti të tillë. Përpos botimit të disa veprave të ndryshme që hasim në këtë kohë dhe që pasuruan dhe ndihmuan në zhvillimin e historiografisë shqiptare, një kontribut të çmueshëm në këtë drejtim dhanë edhe revistat e kohës që botoheshin, si Hylli i Dritës, Leka, Agimi etj. Edhe pse këto revista në përmbajtjen e tyre nuk ishin të karakterit shkencor, atë çfarë sot kuptojmë si të tillë, por kishin më shumë përmbajtje letrare e fetare, në to nuk mungonin edhe shkrime nga historia e Shqipërisë dhe popullit shqiptar, që nga antikiteti e deri te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Periudhë shumë e rëndësishme që hasim në numrat e ndryshëm të këtyre revistave, e ndoshta më së shumti, pa dyshim që është periudha e sundimit osman nga fillimi i saj e deri në largimin përfundimtar të tyre nga trojet shqiptare. Lexuesi shqiptar i kohës, përpos informimit rreth ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur për gjatë kësaj periudhe, është informuar edhe rreth historisë së figurave kryesore kombëtare në historinë e saj. Prej figurave kryesore që hasim në këto revista është pa dyshim edhe figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në këtë punim, do mundohemi të paraqesim se si është prezantuar figura e Skënderbeut në revistat kryesore shqiptare të kohës.

Keywords:

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, historiografia shqiptare, revistat shqiptare, Hylli i Dritës, Leka, Agimi, periudha osmane

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Dyndja e Shqyptarve t’Italis. (1921). Hylli i Dritës, 2(2), 64-70.

  2. Egro, D. (2007). Historia dhe Ideologjia. “Maluka”, Tiranë

  3. Fishta, A. (1930). Skanderbegu e Françeskajt. Hylli i Dritës, 6(7-8), 366-376.

  4. Floqi, K.(1919). Gjinja e shtëpisë së Kastriotëve.Agimi 1 (1),8-9.

  5. Gegaj, A. (1938). Dokumenta mbi relacione mjes të Napolit e familjes së Kastriotëve. Hylli i Dritës, 14(11), 617-620; Hylli i Dritës, 14(12), 697-701.

  6. Gjika S. (1922). Vatikani e Shqypnija. Agimi 3(10), 181-183.

  7. Historia e Popullit Shqiptar III (2007). Botimet Toena, Tiranë

  8. Kamsi, K. (1932). Udhtimi i Skanderbeut në Romë, Leka 4(3), 73-76.

  9. Ku u vorrue Skanderbegu. (1937).Hylli i Dritës 7-8 (13), 1937, 331-333.

  10. Sirdani, M. (1932). Kërkime mbi vorrin e Skanderbegut. Hylli i Dritës 4 (8),181-194.

  11. Sirdani, M. (1935-1936). Në shka fajiset Skanderbegu. Hylli i Dritës 2 (11),72-80; Hylli i Dritës 3 (11),153-158; Hylli i Dritës 11 (11),550-557; Hylli i Dritës 1 (12),30-35; Hylli i Dritës 2 (12), 77-83; Hylli i Dritës 3 (12),130-136.

  12. Sirdani, M. (1932). Nji Kryevjetuer i permallshem. Hylli i Dritës, 8(1), 30-39.

  13. Sirdani, M. (1932). Nji rival i Skanderbegut. Hylli i Dritës 3(7-8), 385-395; Hylli i Dritës 3(9), 437-443; Hylli i Dritës 3(12), 617-625.

  14. Sirdani, M. (1931). Zembra e Skanderbegut (Histori e legenda). Hylli i Dritës, 7(5), 291-299.

  15. Shqyptari per mik. (1931). Leka 3(12), 366-372.

Downloads

Published

2024-12-01

How to Cite

Pllana, F. (2024). Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore. Gjurmime Albanologjike, (54), 217–234. Retrieved from https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/7445