Artikujt Revista Botuesit Lëndët

25 rezultate

Faqja 1 / 3
OA Diskutime SQ

Instituti “Kyriaz” nga gur themeli i arsimit kombëtar shqiptar në tempull i trashëgimisë kulturore e historike, që ka nevojë për mbrojtje e konservim

Edlir Orhani
Kolegji Universitar “Qiriazi” e ka zanafillën që në vitin 1922, kur Parashqevi Qiriazi (1887–1971), Sevasti Qiriazi (1871–1949) dhe Kristo Dako (1876–1941) themeluan Institutin Femëror “Kyrias” në Kodër-Kamëz. Ky institut u krijua me synimin për të promovuar emancipimin e gruas, arsimimin, barazinë …

Analiza e strukturave usûl dhe makam të këngëve popullore turke të mbledhura në Kosovë ndërmjet viteve 1965 dhe 2020 me qasjen 'Bërthamë melodike'

Ümit Fışkın
Rajoni i Kosovës ka trashëguar një sasi të konsiderueshme të kulturës, artit dhe arkitekturës nga Perandoria Osmane, nën sovranitetin e së cilës qëndroi për shumë vite. Komunitetet që jetojnë në këtë rajon janë të ndikuara nga muzika makam pavarësisht dallimeve etnike. Në territoret në ndikimin e mu…
OA Optime SQ

Etapat e dixhitalizimit në implantologjinë moderne

Ylli Menga, Giovanni Gravina, Loreta Pojani, Klajdi Baci
Teknologjia është duke u zhvilluar në mënyrë shumë të shpejtë dhe kjo gjë ka bërë të mundur që edhe dentistria të bëhet pjesë e këtij zhvillimi. Vitet e fundit më së shumti si pasojë e përmisimit të siste-meve kompjuterike dhe pajisjeve mjekësore dentare është bërë e mundur që çdo ndërhyrje të jetë …
OA Kosova SQ

Ndikimet e ndërsjella kulturo-shoqërore e religjioze ndërmjet Raguzës dhe Kosovës gjatë shekujve XIV — XV

Jahja Drançolli
Që nga periudha antike dhe në periudhat e mëtejme historike Kosova shtrihet në udhëkryqin e dyndjeve e të ndikimeve që vinin nga Lindja dhe Perëndimi, herë pas here edhe nga Veriu dhe Jugu. Po ashtu, pozita e mirë gjeografike dhe pasuritë e mëdha natyrore të Kosovës mesjetare tërhiqnin vëmendjen e s…

Fasada urbane, nuanca politike

Dorina Pllumbi
Ky artikull shqyrton përdorimin e narrativave nacionaliste në arkitekturë në qytetet shqiptare, duke u përqendruar më shumë në Tiranë, si pasqyrim i ndryshimit të dinamikave të pushtetit, të ideologjisë dhe të identitetit kombëtar përgjatë regjimeve të ndryshme politike. Që nga fillimi i shekullit X…

Vlerësim i strukturave ekzistuese brenda kalasë së Elbasanit të ndërtuara gjatë periudhës osmane

Brunilda Basha, Zafer Sağdıç
Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë strukturat e mbetura të ndërtuara midis shekujve XV-XIX brenda mureve të Kalasë së Elbasanit dhe të analizojë arkitekturën e tyre atëherë dhe tani, si dhe të vlerësojë nivelin e punës së ruajtjes së tyre. Disa prej tyre kanë pësuar disa restaurime dhe fu…

Hamami i Haxhi Beut në Pejë

Fejaz Drançolli · Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës-Prish…
Thesari i pasur i trashëguar etnik dhe kulturor përfshin ndërtesat monumentale sakrale dhe profane gjatë sundimit Osman. Ndërtesa monumentale e cila ka karakter publik dhe shoqëror Hamami i Vjetër, Hamami i Madh Kurshumli, përkatësisht Hamami Haxhi Beu në Pejë i përket periudhës së lartpërmendur.Ham…
OA Optime SQ

Ndërtesat e banimit me pllaka të parapërgatitura në periudhën e socializmit në Shqipëri: Rast studimor për rinovimin e tyre në aspektin funksional dhe të eficiencës energjetike

Anisa Abazaj, Kimete Tataveshi, Bruno Tataveshi
Parimet e socializmit në Shqipëri, të ngjashme me vendet e tjera të Evropës Lindore, kanë udhëhequr arkitekturën dhe ndërtimet nga viti 1945 deri në 1990, si në ndërtesa publike, ashtu edhe në ato private, rezidenciale dhe jorezidenciale. Më shumë se gjysma e njësive të sotme të banimit janë ndërtua…
OA Univers SQ

Fondi i dorëshkrimeve me alfabet arab në AQSH

Ermal Nurja
Në Arkivin Qendror të Shtetit, përveç pasurive dokumentare kryesisht në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të ndryshme të perëndimit, ruhen edhe burime dokumentare në gjuhët orientale. Ato mund t’i klasifikojmë në burime arkivore dokumentare osmane, në dorëshkrime dhe në shtypshkrime në gjuhët orienta…