Ndikimet e ndërsjella kulturo-shoqërore e religjioze ndërmjet Raguzës dhe Kosovës gjatë shekujve XIV — XV
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi13-14.5856Abstract
Që nga periudha antike dhe në periudhat e mëtejme historike Kosova shtrihet në udhëkryqin e dyndjeve e të ndikimeve që vinin nga Lindja dhe Perëndimi, herë pas here edhe nga Veriu dhe Jugu. Po ashtu, pozita e mirë gjeografike dhe pasuritë e mëdha natyrore të Kosovës mesjetare tërhiqnin vëmendjen e shumë tregtarëve italianë dhe të qyteteve të bregdetit jugosllav, në radhë të parë raguzanë dhe venedikas. Meqë Raguza ishte vazhdimisht në marrëdhënie të mira me përfaqësuesit e dinastisë nemanjiqe dhe Kosova ishte atëbotë në kuadrin e zotërimeve të tyre, është e natyrshme që raguzanët qenë të privilegjuar jo vetëm të zhvillonin tregti në këtë anë, por të ishin edhe pjesëmarrës dhe ndëmijetës për bartjen e (kulturës italiane dhe asaj bregdetare jugosllave. Ky ndikim është ndier në tërë krijimtarinë kulturore të qyteteve mesjetare të Kosovës, në radhë të parë në artet figurative (arkitekturë, skulpturë dhe pikturë) dhe në mjekësi. Po ashtu, në disa momente historike, në radhë të parë nëpërmjet raguzanëve, u ndie ndikimi i frymës ideologjike përendimore, që u manifestua në formë të reiigjionit, përkatësisht në formë të ndikimit të kishës dhe të dogmës katolike.
