Ikona e letërsisë shqipe për fëmijë: Adelina Mamaqi

Autorët

  • Meliza Krasniqi

DOI:

https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7381

Abstract

Ky punim trajton krijimtarinë për fëmijë të Adelina Mamaqit, me ç’rast analizohen veprat e saj të botuara deri në vitin 1990. Në qendër të punimit është mënyra se si autorja ndërthur elementet poetike, fabulën dhe mesazhet edukative, duke krijuar një letërsi të veçantë që i flet drejtpërdrejt botës së fëmijëve. Përmes një qasjeje stilistike dhe tematike, punimi eksploron përdorimin e vargut ritmik, figuracionit dhe narrativës në letërsinë e saj, si dhe ndikimin e ideologjisë në disa prej teksteve. Për dallim nga shumë bashkëkohës, Mamaqi nuk imponon mesazhe moralizuese, por ndërton marrëdhënie të natyrshme me lexuesin, duke e përfshirë atë në një botë të pasur me lojëra fjalësh, ritëm dhe personazhe të gjalla. Krijimtaria e saj përfaqëson një moment të rëndësishëm në letërsinë shqipe për fëmijë, si në aspektin artistik ashtu edhe në ndikimin e saj më pas. Punimi synon të theksojë rolin e Mamaqit si një figurë qendrore në historinë e letërsisë për të vegjlit, duke argumentuar se vepra e saj mbetet e rëndësishme edhe sot për nga vlera estetike dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me fëmijët.

Keywords:

letërsia për fëmijë, Adelina Mamaqi, poezi, poema, narrativë, mesazh, ideologji.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Literatura

  2. Alimerko, Rudina, Letërsia për fëmijë (temë doktorate),

  3. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Tiranë,

  4. 2014.

  5. Bishqemi, Astrit, Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj,

  6. ”Dy lindje dhe dy perëndime”, Tiranë, 2008.

  7. Bushati, Xhahid, Shkrimtari, personazhi, lexuesi i vogël –

  8. marrëdhënie, raporte dhe aspekte të komunikimit artistik në poezinë

  9. për fëmijë të Adelina R. Mamaqit, në : Revista “Etika”, Tiranë, qershor

  10. 2011.

  11. Daulle, Arqile, Poezi që u përshtatet parashkollorëve, në: Revista

  12. “Nëntori”, nr. 7, Tiranë, 1977.

  13. Deva, Agim, Kënga si botë solemne e fëmijëve, në: Gazeta

  14. “Rilindja”, Prishtinë, 1983.

  15. Elsie, Robert, Historia e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë,

  16. 1997.

  17. Grillo, Odhise, Bregu i kaltër – vjersha për pionier nga Adelina

  18. Mamaqi, në: Revista “Nëntori”, nr. 6, Tiranë, 1973.

  19. Kulla, Jerida, E dashuruar pas Eseninit, (Intervistë, 2011).

  20. Mamaqi, Adelina, Bregu i kaltër, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1973.

  21. Mamaqi, Adelina, Bubi i vogël, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1963.

  22. Mamaqi, Adelina, Ëndrra vashërie, “Rilindja”, Prishtinë, 1969.

  23. Mamaqi, Adelina, Goni trazovaçi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1967.

  24. Mamaqi, Adelina, Lepuroshi me akullore, “Naim Frashëri”,

  25. Tiranë, 1976.

  26. Mamaqi, Adelina, Orizi i milingonave, “Naim Frashëri”, Tiranë,

  27. 1965.

  28. Mamaqi, Adelina, Poezi të zgjedhura për fëmijë, “Naim Frashëri”,

  29. Tiranë, 1976.

  30. Mamaqi, Adelina, Vjershat e Majlindës, “Naim Frashëri”, Tiranë,

  31. 1978.

  32. Mamaqi, Adelina, Zogu Pup në shtëpinë prej xhamit, “Naim

  33. Frashëri”, Tiranë, 1982.

  34. Rama, Shukrije, Shpirti plot rubinë, “Rozafa”, Prishtinë, 2007.

  35. Redaksia, revista Nëntori, Organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe

  36. Artistëve të Shqipërisë, nr. 1, Tiranë, 1965.

Downloads

Published

2024-07-01

How to Cite

Krasniqi, M. (2024). Ikona e letërsisë shqipe për fëmijë: Adelina Mamaqi. Gjurmime Albanologjike, (54), 215–232. https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7381