Roli i Shqiptarëve në revolucionin Xhonturk të vitit 1908
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi3.5130Abstract
Disa nga turqit-osmanlinj të arsimuar nuk ishin të kënaqur me gjendjen e krijuar politike në Perandorinë Osmane. Ata ishin të mendimit se në qoftë se Perandoria do të qeverisej me anë të kushfetutës do të rregulloheshin punët e saj. Zatën tashmë në Evropë ishin krijuar shtetet me rregullim kushtetues dhe republikan. Prandaj u formua Komiteti i Osmanëve të Rinj (Yeni Osmanlilar Cemiyeti) (1865), me qëllim që ta përhapte liberalizimin, respektivisht Monarkinë absolute ta shndërronte në Monarki kushteîuese, me Parlament depuitetësh (Meclis-i Mebusan). Duke parë se në Stanboll nuk mund vepronin të qetë kaluan në Francë (1867). Atje, meqë kishin ndihmë financiare nga Mustafa Fazil Pasha, filluan të botojnë gazeta.
