Migrimet e popullsisë në territorin e sotëm të Kosovës gjatë shekujve XIV—XVI

Autorët

  • Muhamet Tërnava

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi5.5166

Abstract

Ekzistojnë, kryesisht, dy lloj migrimesh: të përhershm e dhe të përkohshme, ndonëse që të dyja janë mjaft të lidhura në mes tyre. Migrimet e përhershme janë rendom të padëgjueshme dhe pothuajse nuk bien në sy të bashkohësve. Zhvillohen pandërprerë dhe paraqesin formën më të natyrshm e të shpëmguljeve. Rrjedhin spontanisht dhe pa ndërprerje nga një vendbanim në tjetrin, nga një fshat në fshatin tjetër ose nga fshati në qytet. Shkaqet kryesore të tyre janë: skamja, uria dhe hakmarrja, ndonëse, sipas mendimit tonë, këto shkaqe janë të shumëllojshm edhe është vështirë që të njihen të gjitha, posaçërisht kur është fjala për migrimet e popullsisë në të kaluarën e largët. Derisa në vendbanimet fshatare emigrimet dhe imigrimet janë procese të pandërprera, ato nëpër qytete kanë forma të tjera. Qyteti është pika e fundit e emigrimit. Është e vërtetë se shpërnguljet mund të ndodhin nga qyteza në qytet nga qyteti i vogël në ndonjë qytet të madh, por shumë rrallë nga qyteti në fshat.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-08-17

How to Cite

Tërnava, Muhamet. 2024. “Migrimet E Popullsisë Në Territorin E sotëm Të Kosovës Gjatë Shekujve XIV—XVI”. Kosova, no. 5 (August). Prishtinë, Kosovë:289-325. https://doi.org/10.62609/ks.vi5.5166.

Numër

Section

Artikuj