Baza materiale, reforma agrare, nacionalizimi dhe bashkësitë fetare në Kosovë 1945—1952
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi13-14.5844Abstract
Në kuadër të ndryshimeve të gjithmbarshme që u bënë pas ngadhnjimit të Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe më gjerë, u bënë ndryshime të konsiderueshme edhe sa i përket pozitës, bazës materiale dhe burimeve të financimit të bashkësive fetare. Me qëllim të studimit të rrethanave dhe ndryshimeve që u bënë në këtë drejtim në raportet shtet—bashkësi fetare, jam përpjekur të jap një vështrim në formë të kontributit shkencor, duke u mbë- shtetur në të dhënat e burimeve të grumbulluara në Arkivin e Kosovës, Arkivin e Jugosllavisë, Arkivin e Serbisë, pastaj në bibliotekën dhe në institucionet e tjera të bashkësive fetare, si dhe në bazë të konsultimit të literaturës relevante, e cila flet për çështjen e religjionit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Vlen të thuhet se studiuesit nga Kosova nuk i kanë kushtuar kujdes të duhur studimit të kësaj çështje Kjo punë imja është vetëm një përpjekje e studimit të kësaj tematike nga aspekti shkencor historik dhe metodologjik.
