Metodat mësimore që përdorin mësimdhënësit e gjuhës gjermane në shkollat e Prishtinës

Autorët

  • Arbron Mexhuani

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v3i.8930

Abstract

Hulumtimi për metodat që përdorin mësimdhënësit e lëndës së gjuhës gjermane gjatë ligjërimit ka për qëllim identifikimin e metodave, mjeteve dhe burimeve mësimore që ata përdorin për të siguruar një mësimdhënie efektive dhe të suksesshme. Edhe pse ka një shumëllojshmëri metodash dhe qasjesh për ligjerimin e gjuhës gjuhës gjermane si gjuhë të huaj, shpesh është e vështirë për mësimdhënësit të zgjedhin metodën më të përshtatshme për secilin nxënës dhe për çdo situatë mësimore, për arsye se ata përballen me grupe të ndryshme nxënësish, të cilët kanë nivele dhe nevoja të ndryshme mësimore. Për të marrë një pasqyrë të përgjithshme të studimit është përdorur qasja e përzier kërkimore (cilësore dhe sasiore), përmes pyetjeve Çfarë metodash, mjete dhe burime përdorin mësimdhënësit e gjuhës gjermane gjatë ligjerimit të gjermanishtes? Studimi është realizuar përmes metodës përshkruese. Gjetjet e studimit janë mbledhur përmes pyetësorëve të nxënësve dhe të mësimdhënësve. Mostra është e rastësishme dhe përbëhet nga 15 mësimdhënës që japin mësim në klasat 6-9 dhe 21 nxënës të 10 shkollave shtetërore të komunës së Prishtinës. Rezultatet e studimit me mësimdhënës tregojnë se një nga metoda që mësimdhënësit përdorin më së shpeshti gjatë procesit mësimor është metoda e mësimit përmes lojës dhe aktiviteteve të ndryshme, ndërsa rezultatet me nxënës tregojnë se ata preferojnë metoden auditive. Sa i përket mjeteve mësimore, mësimdhënësit kanë deklaruar se tekstet janë mjetet më efektive për mësimnxënien e gjuhës gjermane, ndërsa nxënësit kanë preferuar mjetet teknologjike mësimore, si mediat. Ata rekomandojnë që për të pasur një mësimdhënie efektive mësimdhënësit duhet të bëjnë integrimin e këtyre mjeteve për mësimdhënie si (Tik, TV, radio, projektor ) Përmes këtij hulumtimi, janë ofruar rekomandime për përmirësimin e metodave të mësimdhënies së gjuhës gjermane, për të kontribuar në zhvillimin e praktikave mësimore që i shërbejnë më mirë nevojave të nxënësve duke bërë mësimin më efektiv dhe kreativ.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Brandhofer, G., and G. Futschek. 2010. 25 Jahre Schulinformatik.

  2. ECU Contributor. 2021. “A Practical Example of a Flipped Lesson in a Beginning German Classroom: Reaching Students in Alternate Ways.” July 9, 2021. ECU. https://ofe.ecu.edu/udlmodules/modules/a-practical-example-of-a-flipped-lesson-in-a-beginning-german-classroom-reaching-students-in-alternate-ways/.

  3. Güntensperger, A., and R. A.-v. Wal. 2024. German as Foreign Language: Insight into the Teaching Units in Switzerland.

  4. Khasanova, A. S. 2022. The Role of Information Technology in the Development of a Foreign Language. Gulistan State: Academic Lyceum of Gulistan State University.

  5. Lan, P. N. 2022. “Teachers’ Strategies in Teaching Reading Comprehension.” International Journal of Language Instruction.

  6. Masodiqova, X. Z. 2022. Methods of Teaching German Language. Kokand State: Kokand State Pedagogical Institute.

  7. Moustafa, K. 2017. Vocabulary Strategies to Bridge the Gap from Learning to Read to Reading to Learn.

  8. Petko, D. 2019. Medien im Unterricht.

  9. Richards, J. C., and T. S. Rodgers. 2017. Approaches and Methods in Language Teaching. Cambridge: Cambridge University Press.

  10. Sekiziyivu, S. M. 2017. “Communicative Language Teaching Strategies.” Journal of Language Teaching and Research.

Downloads

Published

2026-01-01

How to Cite

Arbron Mexhuani. (2026). Metodat mësimore që përdorin mësimdhënësit e gjuhës gjermane në shkollat e Prishtinës. Kërkime Pedagogjike, 3, 77–98. https://doi.org/10.62928/kp.v3i.8930