Shoqëria kulturore-artistike “Bogdani"

Autorët

  • Tonin Zadeja

Abstrakti

Ndër shoqëritë kulturore-artistike që u krijuan dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre në qytetin e Shkodrës, pas shpalljes së pavarësisë,
një vend të veçantë, krahas shoqërive simotra "Rozafat" dhe "Vllaznija", zë shoqëria "Bogdani", 80 vjetorin e themelimit të së
cilës e përkujtuam në nëntorin e vitit të kaluar. Shoqëria "Bogdani" u themelua në prag të përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë, me 23 nëntor të vitit 1919. Nismën për formimin e shoqërisë e muarën një grup të rinjsh të cilët, duke u shkëputur
nga "Oratori i Zemrës së Krishtit", vendosën të krijonin një shoqëri më vehte që mori emrin dhe u udhëhoq nga idetë atdhetare
të Pjeter Bogdanit, prozatorit të njohur të letërsisë së vjetër shqipe. Në dokumentin programatik të shoqërisë, datë 27 maj 1920, ndër të tjera, thuhet edhe se shoqëria u formua "...nga dashtunija për të lulzue kombin tonë shqiptar..."; ndërsa në stemën e shoqërisë shquheshin fjalët "Për atdhe të punojmë". Në kryesinë e parë të shoqërisë u zgjodhën: Luigj Mjeda (kryetar), Luigj Thaçi (nënkryetar), Ndoc Guga (sekretar), Nush Paci (arkëtar), Shtjefen Çefa e Gjon Kurti (këshilltarë). Në grupin nismëtar për themelimin e shoqërisë bënin pjesë edhe Kolë Guga, Kolë Mirashi, Gjush Spathari, Rrok Zadeja, Pjetër Zef Bushati dhe Nush Mirashi.

Fjalët kyçe:

Alb

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-23

Si të citoni

Zadeja, T. (2023). Shoqëria kulturore-artistike “Bogdani". Phoenix, 4(1-2), 89–95. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/881

Numri

Seksioni

Artikuj