Koncepte regjisoriale

Mbi komedinë Prefekti

Authors

  • Driada Dervishi

Abstract

Prefekti është një komedi me tri akte, e shkruar nga autori dhe aktori elbasanas Besim Levonja (1922–1968). Kjo vepër nisi si skeç gjatë periudhës së teatrit partizan (1942–1944).
Teksti mori një formë dramaturgjike të plotë katër vite pas çlirimit të Shqipërisë (1948), vit kur dhe u vu për herë të parë në skenë në Teatrin Popullor. Duke e krahasuar me të gjitha komeditë e tjera të shkruara e të vëna në skenë gjatë periudhës së sistemit komunist, por edhe pas tij, Prefekti shënon si numrin më të madh të vënieve, po ashtu edhe jetëgjatësinë më të madhe në repertorin e teatrit shqiptar: nga viti 1948 deri në vitin 1982.1 Nga ana tjetër, ky tekst letrar, me të drejtë është “vepra e parë e rëndësishme nga fusha e dramës e shkruar menjëherë në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore”. Nga aspekti struktural dhe tipologjik teksti është i bazuar mbi elemente të komedisë
së karaktereve dhe situatave, ku mbizotërojnë elementët e komedisë së karakterit artistik njëjtësohet me një person historik, madje e superon atë duke u ngulitur në kujtesën e publikut.

Keywords:

Koncepte regjisoriale, Komedia Prefekti

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-07-09

How to Cite

Dervishi, D. . (2022). Koncepte regjisoriale: Mbi komedinë Prefekti. Art Studies, 18(18), 57–82. Retrieved from https://albanica.al/studime_arti/article/view/480

Issue

Section

Articles