“Petrela gjatë shekujve”, libër në trajtën e një monografie shkencore

Autorët

  • Dritan Lloçi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2934

Abstract

Petrela është një prej qendrave historike më të vjetra në Shqipëri. Është dëshmi e prekshme e identitetit, qëndresës, kulturës, historive dhe fakteve përgjatë shumë shekujve. Si e tillë, Petrela është një ndër vendet tërheqëse kryesore në Tiranë, por dhe në Shqipëri, për sa i përket turizmit në përgjithësi dhe agroturizmit apo ekoturizmit në veçanti. Vlerë tjetër e kësaj zone janë dhe prodhimet artizanale, që do të thotë tradita shekullore vijon të jetë e trashëguar brez pas brezi për shumë produkte bujqësore, apo veshje dhe poçeri. E thënë kjo, hijeshisë së historisë që ajo mbart, i shtohet puna e shumë nënave dhe grave që lidhet me tjerrjen, qilimat, produkte të veçanta ushqimore që i gjen vetëm në Petrelë. Burrat merren më së shumti me prodhimin e poçeve, koshave që përdoren për vjeljen e rrushit, lëvrimin e tokave bujqësore, etj. Pra, kur shkon në Petrelë, vizitori gjen një copëz të artë nga e kaluara e ndërthurur me modernen dhe zhvillimin e përgjithshëm të zonës. Mikpritja, si një virtyt i shqiptarëve, shprehet më së miri në këtë zonë. Nëse troket në derën e një banori të Petrelës, patjetër që do të trajtohesh në mënyrë shumë të veçantë. Në vazhdën e këtyre cilësive, Petrela meriton të dëshmohet, qoftë përmes kronikave të ndryshme, artikujve, emisioneve, po ashtu edhe përmes botimeve. Librat, sado që koha të përparojë, nuk e humbin asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tyre. I tillë është dhe libri i dedikuar për Petrelën, që vjen në trajtën e një monografie shkencore me ngjyrimet emocionale të rrëfimit, të autorit Adem Kupi. Autori kujdeset që, përgjatë shkrimit të këtij libri, të mos harrojë të nxjerrë në pah zhvillimin që Petrela ka pësuar ndër vite apo dekada. Në këtë mënyrë, lexuesi nuk shkëputet nga realiteti, por i përjeton të gjitha gjendjet në një libër.

Keywords:

Petrela, histori, e kaluar, Adem Kupi

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2023-09-25

How to Cite

Lloçi, Dritan. 2023. “‘Petrela Gjatë shekujve’, libër Në trajtën E Një Monografie Shkencore”. Univers 24 (24):255-57. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2934.

Numër

Section

Botime në fokus

Similar Articles

<< < 5 6 7 8 9 

You may also start an advanced similarity search for this article.