Ripërshtatja e sistemeve akustike të xhamisë “Ebu-Bekër”, Shkodër

Autorët

  • Imir Boriçi

Abstract

Objektet fetare formojnë një grup të veçantë të produkteve arkitektonikë dhe kërkojnë një kujdes të lartë për të ofruar performancë të lartë gjatë aktiviteteve respektive.
Një nga kërkesat kryesore të objekteve fetare islame është përqendrimi, i cili më se i nevojshëm gjatë lutjeve. Në qoftë se përqendrimi nuk është plotësisht i realizueshëm për besimtarët, xhamia nuk është e suksesshme në përmbushjen e objektivit të saj. Mungesa e vazhdueshme e përqendrimit në mesin e besimtarëve lidhet ngushtë me pengesat akustike të objektit. Dobësia e të dëgjuarit të zërit është arsyeja kryesore që i detyroi shumë nga besimtarët e xhamisë “Ebu-Bekër” të shkojnë në xhami të tjera. Arkitektët, gjatë fazës së projektimit të objekteve dhe veçanërisht të objekteve fetare, duhet të tregojnë kujdes në detajimin e përqasjes akustike të objektit. Përqasjet volumetrike, gjeometria e xhamisë dhe përzgjedhja e materialeve ndikojnë në cilësinë e zërit të ambientit të ri që do projektohet. Është më se e nevojshme që secili nga projektuesit duhet të marrë përgjegjësitë e tij për të siguruar cilësitë akustike.
Komuniteti Musliman duhet të tregojë kujdes në zbatimin e projekteve, produkteve dhe shërbimeve fetare për të qenë sa me lehtë të aksesueshme nga besimtarët. Në rastin tonë, gjendja mund të përmirësohet rreth 80% me implementimin e materialeve të propozuara në këtë punim. Përmirësimi i kumbueshmërisë së zërit, si një nga cilësitë më të rëndësishme të akustikës, do të reflektohet në qetësi gjatë aktiviteteve fetare. Zëvendësimi i pllakave dekorative të xhamisë (në gjendjen e tanishme) me material druri dekorativ dhe akustik dhe, nga ana tjetër, veshja e dyshemesë me parket akustik do të përmirësojnë ndjeshëm problemin e vazhdueshëm të godinës. Nga ana ekonomike, ndërhyrjet e propozuara në kuadër të materialeve, janë lehtësisht të aplikueshme.
Sidoqoftë, për të parandaluar probleme të tilla akustike në të ardhmen e afërt, projektet e reja të objekteve fetare duhet të respektojnë në detaj standardet e kërkuara në fushën e akustikës.

Keywords:

xhami, sisteme akustike, Shkodër, arkitektonikë, muslimanë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Abdou, A. (2002). Measurement of acoustical characteristics of mosques in Saudi Arabia. King Fahd University of Petroleum and Minerals. Saudi Arabia. Acoustical Society of America.

  2. Hamadah, A.H & Hamouda, H.M. (1997). Assessment of speech intelligibility in large auditoria: Case Study of Kuwait State Mosque. College of Technological Studies. Kuwait.

  3. Mustafa, F. Hassan, A. (2013). Mosque layout design: An analytical study of mosque layouts in the early ottoman period. Elsevier LTD.

  4. Othman, A.R & Mohamed, M.R. (2011). Influence of proportion towards speech intelligibility in mosque’s praying hall. Famagusta. Cyprus.

  5. Putra, A. et.al. (2013). Utilizing surgarcane wasted fibers as a sustainable acoustic absorber. Technical University of Malasya. Elsevier LTD, etj.

Published

2024-01-16

How to Cite

Boriçi, Imir. 2024. “Ripërshtatja E Sistemeve Akustike Të Xhamisë ‘Ebu-Bekër’, Shkodër”. Univers 16 (16):186-98. https://albanica.al/univers/article/view/3561.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore

Similar Articles

<< < 7 8 

You may also start an advanced similarity search for this article.