Zëri “Albania”

Autorët

  • Sherif Delvina

Abstract

Ky artikull tregon se si Rusia e dinte se Shqipëria përfshinte, përveç Shqipërisë së sotme, edhe pjesë të marrura nga Malësia, Kosova, Maqedonia Perëndimore dhe gjithë Epiri. Duhet të theksohet se armiku më i madh i Shqipërisë në ato ditë ishte shteti rus.
Në një intervistë të Ministrit të Jashtëm rus, më 9 janar 1915, dhënë gazetarit të Corriere della Sera në Petersburg, për pushtimin e Vlorës nga italianët, ministri i jashtëm rus tha: "Pse fluturon flamuri italian pranë flamurit shqiptar? Për ne nuk ekziston asnjë shtet shqiptar. Shqipëria vdiq para se të lindte. Ishte një periudhë krijesë iluzore, që e kisha parashikuar mirë. Nuk njihja asnjë element të gjallë të një shteti legjendar shqiptar, pasi nuk mund të dallohej asgjë nga ai, dhe sot nuk mund të kuptojmë se si Italia kërkon përsëri dhe pranon që flamuri i saj të ngrihet pranë një flamuri tjetër që është simbol i anarkisë politike".
Fjalët rrufe dhe fatale të Ministrit rus janë pa dyshim për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar thikë në zemër.
Mbrojtësi i Shqipërisë ishte pa dyshim Austria dhe për Austrinë, Konica tha këto fjalë lapidare: "Nëse nuk do të ishte Austria, Slavët dhe Grekët do të kishin marrë Shqipërinë brenda 24 orësh, sepse armiqtë tanë kanë një ushtri të rregullt, oficerë të shkathët dhe të armatosur; ne kemi vetëm guerilas të ndarë, nuk kemi asnjë forcë si komb, sepse nuk kemi unitet, nuk kemi armë të mjaftueshme, nuk kemi njerëz për të drejtuar luftën. Është frika nga Austria që mbajti prapa armiqtë tanë, ata që nuk e kuptojnë këtë janë budallenj".

Keywords:

Rusia, Faik Konica, Shqipëria, Anglia, Italia

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-01-29

How to Cite

Delvina, Sherif. 2024. “Zëri ‘Albania’”. Univers 15 (15):259-162. https://albanica.al/univers/article/view/3691.

Numër

Section

Dokumente

Similar Articles

<< < 

You may also start an advanced similarity search for this article.