Hasan Kaleshi dhe historiografia shqiptare

Autorët

  • Nuredin Ahmeti

Abstract

Në plejadën e shquar të shkencëtarëve të mirënjohur të botës shqiptare, pa dyshim, bën pjesë edhe profesori e shkencëtari, tanimë i ndjerë, dr. Hasan Kaleshi.
Profesor Kaleshi ishte një poliglot i vërtetë. Dihet që ai zotëronte edhe disa gjuhë botërore, si: arabishten, turqishten, osmanishten, persishten, italishten, gjermanishten, frëngjishten, anglishten, bullgarishten, serbokroatishten dhe, natyrisht, edhe shqipen.
Vendin kryesor në veprimtarinë e tij shkencore në historiografinë shqiptare e zënë studimet që kanë të bëjnë me historinë dhe kulturën e popullit shqiptar, në veçanti ato që trajtojnë rolin e personaliteteve të ndryshme shqiptare në periudhën e Perandorisë Osmane.
Ai është autor i disa punimeve mbi jetën dhe veprimtarinë patriotike, shkencore, kulturore e politike të shumë figurave në zë të historisë sonë kombëtare, si: Sami, Naim e Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Faik Konicës, Haxhi Zekës, Fan Nolit, dr. Ibrahim Temos, Dervish Himës, Jahja Bej Dukagjinit, Suzi Prizrenasit, Koçi Beut e Sinan Pashës, Ali Pashë Gucisë, Nexhip Dragës etj.
Falë angazhimit të tij të vazhdueshëm, Hasan Kaleshi arriti të hidhte dritë mbi shumë personalitete nga të gjitha trojet shqiptare, disa nga të cilët fare pak njiheshin deri atëherë, ose nuk njiheshin aspak.
Në përmbyllje mund të themi se profesor Kaleshi, si njohës i të gjitha atyre gjuhëve, autor dhe bashkautor i shumë punimeve nga lëmi i historiografisë, por edhe më gjerë, kishte një kulturë të lakmueshme shkencore. Si i tillë, ai i dha një ndihmesë shumë të çmuar historiografisë shqiptare në përgjithësi.

Keywords:

Hasan Kaleshi, historiografia shqiptare, poliglot, periudha e Perandorisë Osmane, albanologji

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Mustafa Memiç, “Velika Medresa i njeni ucenici u revolucijonarom pokretu”, Shkup,1984.

  2. Riza Sadiku, “Hasan Kaleshi – Jeta dhe vepra”, Renesanca, Prishtinë, 1996.

  3. Mehdi Polisi, “Kontributi i Hasan Kaleshit në gjuhësinë shqiptare”, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2005.

  4. Prof.Dr.Krist Maloki, ”Kërkimi historik dhe shkrimi historik në dhe rreth Shqipërisë”, përgatiti, Albert Ramaj (marrë nga www.albanovaonline.com). Ky material është marrur nga ky web me dt. 20.03.2009.

  5. Dr. Hasan Kaleshi - Vepra 1”, Logos-A, Shkup, 1996, fq. 203; për disa nga punimet e Hasan Kaleshit në historiografinë kosovare shih edhe dr. Daut Bislimi “Bibliografia e punimeve historike të publikuara në Kosovë gjatë viteve 1946-1998” , IAP, Prishtinë, 2006.

  6. Hasan Kaleshi i Mehmed Mehmedovski, “Vakufnamata na Hava, čerekoita na Et’hem Čelebi od Skopje”, Zbornik na Arkedonskoik Muzej, Skopje, 1956, fq. 20-36; “Tri Vakufnami na Kačanikli Mehmed Paše”, INI, Shkup, 1958 (Botim i veçantë 95 faqe).

  7. “Dokumente nga Arkivi i Vjenës për Lidhjen e Pejës” në Vjetar, Ak, nr. lV-V, Prishtinë, 1971.

  8. “Prizrenac Kukli-Beg i njegove zadužbine”, OI, u Sarajevu, nr. VIII-IX, 1958/59, Sarajevo, 1960.

  9. “Vilajet i Prizrenit”, Përparimi, nr. 1-2-3, Prishtinë, 1967.

  10. “Četernaest turskih fermana manastirna Dečana”, Buletini i Muzeut të Kosovës, nr. X, Prishtinë 1970; dhe “Prizrenac Mehmed Paša Rotul, njegove zadužbine i vakufname”, storina Kosovo, Vl-Vll, Priština, 1972/73.

  11. Simpozium për Skënderbeun i mbajtur prej 9 – 12 maj 1968, Prishtinë, botim i veçantë, 1969. (Shih. Dr. Riza Sadiku, “Kontributi shkencor dhe kombëtar i Prof. Dr. Hasan Kaleshit ”Edukata Islame”, nr. 85.)

  12. Dr. Riza Sadiku, “Kontributi shkencor dhe kombëtar i Prof. Dr. Hasan Kaleshit” , “Edukata Islame”, nr. 85.

  13. Dr. Hasan Kaleshi, Das turkische Vordrngen auf dem Balkan und die Islamisierung faktoren fur die Erhaltung der ethnischen und nationalen Existenc das albanischen Volks, Sudosteuropa unter dem Halbmond, prof. Georg Sradmuler zum 65, Geburstarg gewidmet, 14. Dr.Rudolf Trofenik, Münih, 1975.

  14. Dritan Egro, Historia dhe ideologjia - Një qasje kritike studimeve osmane në historiografinë moderne shqiptare (nga gjysma e dytë e shek. XIX deri më sot) Instituti i Historisë, Tiranë.

  15. Feti Mehiu, ”Reflektime të studimeve orientale në botimet e institutit Albanologjik të Prishtinës”,Gjurmime Albanologjike-seria e shkencave filologjike,nr. 34-35, Prishtinë, 2004-2005.

  16. Gerhard Grimm, “Johann Georg von Hahn (1881-1869), Wiesband, Otto Harrassowitz”, 1969.

  17. “Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII”, IHGJ, T1 (16101634), Tiranë, 1963; vëll. 2 (1634-1650), Tiranë, 1965, zgjodhi dhe i transkriptoi Injac Zamputi.

  18. Peter Bartl ”Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878- 1912), Dituria, Tiranë, 2006.

  19. Selami Pulaha, ”Lufta Shqiptaro-Turke në shekullin XV (Burime osmane), USHT, 1968.

  20. Aga Sirri Levend,”Semsettin Sami, Turk dili kurumu yayinlari: 287, Ankara, 1969.

Published

2024-01-29

How to Cite

Ahmeti, Nuredin. 2024. “Hasan Kaleshi Dhe Historiografia Shqiptare”. Univers 14 (14):239-52. https://albanica.al/univers/article/view/3788.

Numër

Section

Opinione

Similar Articles

<< < 26 

You may also start an advanced similarity search for this article.