Dëshmi për lokalet e para shkollore në Shqipërinë Verilindore

Autorët

  • Prof. As. Dr. Murat Gecaj

Abstract

Në fillim të shekullit të kaluar, atdhetari ynë i madh, Ismail Qemali, ndër të tjera, u drejtohej bashkatdhetarëve me këto fjalë: "Kurrë një komb nuk mund të rritet në vehte, pa shkolla dhe pa mësime... Duhet të jesh i verbër, që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare; duhet të jesh tradhtar që të dëshirosh të ndalësh mësimin e gjuhës shqipe".
Megjithëse u penguan dhe u përndoqën hap pas hapi, në vitet e Rilindjes Kombëtare intelektualët tanë atdhetarë bënë ç'është e mundur që të përhapnin mësimin e shqipes ndër bashkatdhetarët, si një kusht për bashkimin e çlirimin kombëtar.
Në mes tyre, u shquan: Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, vëllezërit Abdyl, Sami e Naim Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Gjerasim Qiriazi, Jeronim de Rada e shumë të tjerë.
Që të arrihej synimi i caktuar: çelja e shkollave shqipe, u shtypën abetare e libra të tjerë në ndihmë të mësimit të shqipes, me autorë rilindësit tanë më të shquar. Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në ngulimet arbëreshe dhe në diasporë, atdhetarët tanë bënë çmos që fëmijët shqiptarë të shkolloheshin në gjuhën amtare.
Mësimi këtu bëhej fshehurazi, nëpër shtëpi të ndryshme, në dyqane e deri në burgje.
Pak e nga pak, qendrat mësimore nisën të luanin rolin e shkollave në gjuhën shqipe, megjithëse janë të kuptueshme vështirësitë që dilnin. Ato vepruan që nga Çamëria, Korça, Gjirokastra, Kolonja, Kavaja, Tirana etj., në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë.
Por rilindësit tanë nuk u pajtuan me atë gjendje, kur funksiononin vetëm shkolla të rregullta në gjuhë të huaj.
Prandaj, në vitet pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ata nuk reshtën së punuari që të çeleshin shkolla kombëtare në gjuhën shqipe.
Kështu, u krijuan rrethanat e mundësitë që të çelej shkolla e parë kombëtare laike shqipe në Korçë, më 7 mars 1887, datë që është shënuar dhe si “Dita e Mësuesit”.

Kjo ngjarje ishte realizimi i aspiratave të brezave të tërë atdhetarësh, simbol historik i përpjekjeve të tyre të mundimshme.
Ndërsa, lokalet shkollore, që u përdorën në fillimet e tyre, në ish-Qarkun e Kosovës (rrethet Tropojë, Has e Kukës), ishin të disallojshme. Me gjithë vështirësitë e paraqitura, në kohën që funksionuan, ato luajtën rol me rëndësi për mirëfunksionimin e institucioneve arsimore në edukimin dhe mësimin e breznive të reja.
Njohja e kësaj përvoje është e vlefshme për brezat e mësuesve, nxënësve e prindërve të tyre, se kështu dëshmohet e njihet udha e vështirë, nëpër të cilën ka kaluar dhe ka mbijetuar shkolla shqipe në gjuhën amtare. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e prapambetjes ekonomike, por dhe nga pakujdesia e regjimeve të kohës.

Keywords:

edukim, kulturë, shkolla, gjuhë amtare, përpjekje

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë.

  2. Biblioteka Kombëtare, Tiranë.

  3. Gazeta “Posta e Shqypnisë”, Shkodër, 1918.

  4. Gazeta “Rilindja”, Tiranë, 1999.

  5. Gazeta “Mësuesi”, Tiranë, 2000-2009.

  6. Isa Halilaj, “Në rrugën e diturisë”-(Shkolla shqipe në Prefekturën e Kosovës -Kukësit-, nga gjurmët e para të shkrimit deri më 1944), Tiranë, 1998.

  7. Isa Halilaj, “Kukësi në Sofrën e Arsimit Kombëtar” (Zhvillimet arsimore në Qarkun e Kukësit-Kukës, Has e Tropojë - nga 1944 e deri 2000).

  8. Murat Gecaj, “Si e pashë unë Kosovën”, Tiranë, 2000.

  9. Murat Gecaj, “Nëpër udhët e shkollës shqipe”, Tiranë, 2001 e 2008.

  10. Murat Gecaj, “Salih Myftar Kolgeci - Një jetë për atdheun e arsimin kombëtar”, Tiranë, 2006.

  11. Nuredin Sadik Lushaj, dëshmi gojore, Tiranë, 28 tetor 2009.

  12. Selim Matoshi, “Një shekull dritë - Arsimi në Tropojë në shek. XX”, Tiranë, 2004.

  13. Ukë, Ismet, Qamil e Sami Balaj, “ Luzha dhe luzhjanët gjatë shekujve XVI-XX”, Tiranë, 2009.

  14. Bajram Shatri, “Arsimi shqip në Kosovë, 1990-1999 – Shtëpitë-shkolla – Sfidat, arritjet dhe aspiratat”, Prishtinë, 2010.

Published

2024-05-07

How to Cite

Gecaj, Prof. As. Dr. Murat. 2024. “Dëshmi për Lokalet E Para Shkollore Në Shqipërinë Verilindore”. Univers 13 (13):135-44. https://albanica.al/univers/article/view/3907.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore

Similar Articles

<< < 

You may also start an advanced similarity search for this article.