Terrorologjika e Oriana Falaçit

Autorët

  • Agron Tufa

Abstract

Më ka ndodhur të lexoj libra të fortë polemistë e replikues, të përshkuar nga nervi, indinjata dhe ndjenja e mprehtë e shpagimit për fyerjen; libra që vënë gjithçka në sulm; libra-teh kame; libra që e tejkalojnë zemërimin dhe kalojnë përmatanë tij në mllef; libra cinikë, që gjithmonë tejkalojnë të drejtën e replikuesit. Mund t'i numërosh libra të tillë edhe brenda kulturës tonë dhe asaj të huaj.
Do të thoni: Emëroni, të paktën një. Unë përgjigjem: Ka shumë. Supozojmë se ju këmbëngulni, të paktën një, mundësisht nga kultura jonë. Unë përgjigjem: "Morfologjia e një fushate" e R. Qoses, për shembull.
Libra të tillë ka plot. Që në lashtësi. Aq me tepër sot. Me frymën e linçimit dhe shpartallimit të kundërshtarit. Ata u ngjajnë zemërimit të Akilit të përjetshëm, që dhunon kufomën e Hektorit të përjetshëm.
Kemi parë dhe libra plot shkëlqim, mendjemprehtësi e spekulim filozofik, siç është, fjala vjen, libri filozofik polemizues "Mospërputhja e mospërputhjeve" të Averroes - një maratonë e vëllimshme e diskursit filozofik mesjetar prej mbi njëmijë fletë, ku dijetari-filozof i kundërvihet tezë pas teze paraardhësit të tij të shquar Gazali.

Por libri që keni në dorë nuk është libër-kamë. Si minimum, ai është një mburojë e pashkatërrueshme me logjikën e lidhjes së mendimeve në fjalë; është mburojë nga kama e ngritur për t'u lëshuar mbi trupin e njerëzimit. Dhe librin e ka shkruar një zotëri modest, që nuk është zanatçi librash e botimesh, që nuk ka hallin e shtimit të ndonjë CV-je në listën e gjatë të botimeve që mbushin raftet.
Autori, Bardhyl Fico, pinjoll i një familjeje fisnike, i ushqyer me kulturën e të gjithë trashëgimisë kulturore të Lindjes dhe Perëndimit, është një njeri i purifikuar nga urtësia e librave që mëtojnë dashurinë, paqen dhe dinjitetin e njeriut. Prandaj dhe gjuha, dhe argumenti dhe arsyeja e këtyre fletëve të shkruara i referohen dijes që kalon nëpërmjet mendjes dhe zemrës, pa harruar rëndësinë e secilës, që përbën simbiozën e humanizmit të përgjithkohshëm.

Keywords:

libër, Oriana Falaçi, Bardhyl Fiço, iluminim mendor, iluminim shpirtëror

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-05-07

How to Cite

Tufa, Agron. 2024. “Terrorologjika E Oriana Falaçit”. Univers 13 (13):263-65. https://albanica.al/univers/article/view/3919.

Numër

Section

Botime në fokus

Similar Articles

<< < 5 6 

You may also start an advanced similarity search for this article.