Këndvështrime të reja mbi jetën dhe veprën letrare të Nezim Frakullës
Abstract
Interesimi kërkimor-shkencor për Nezimin dhe veprën e tij letrare nisi në gjysmën e dytë të shek. XIX.
Nismëtar i këtyre interesimeve qe albanologu gjerman Han.
Ai, në vitin 1854, botoi tetë këngë të Nezimit, të cilat ia kishte mbledhur Kristoforidhi, nga goja e popullit të Elbasanit, dhe njëherit shfaqi vlerësimet e para për krijimtarinë e tij poetike, me çka hapi diskutimin dhe vlerësimin shkencor jo vetëm për Nezimin dhe krijimtarinë e tij, por edhe për dukurinë letrare shqipe alhamiado.
Kështu Nezimi dhe vepra e tij letrare u ngritën në rrafshin ndërkombëtar të interesimit shkencor, përpara se të shtroheshin për diskutim në rrafshin kombëtar.
Në vitet 30 të shek. XX, interesimi i studiuesve shqiptarë për Nezimin dhe veprën e tij letrare shënoi rezultatet e para serioze, në radhë të parë, falë interesimit dhe punës kërkimore të beratasit Abdullah Ferhati (1889-1939).
Ferhati gjeti një kopje jo të plotë të Divanit shqip të Nezimit, të cilën e transkriptoi dhe e botoi pjesë-pjesë në revistën “Zani i Naltë”, në vitin 1938.
Kështu që tetë këngët e Nezimit që kishte botuar Hani më herët dhe kopja e Divanit që e botoi Ferhati, qenë pikëmbështetja e vetme për studimin dhe vlerësimin e veprës së tij deri tani vonë. Ndërsa kohë më parë u botua vepra e Abdullah Hamitit, Nezim Frakulla dhe Divani i tij shqip, e cila paraqet versionin më të plotë të Divanit të Nezimit që u botua deri tani.
Pas mbarimit të studimeve, Nezimi u kthye në Berat ku gjeti një mjedis të përshtatshëm për të zhvilluar veprimtarinë e tij letrare.
Berati asokohe kishte një shtresë intelektuale mjaftë aktive.
Rol parësor dhe të pazëvendësueshëm në zhvillimin e jetës intelektuale dhe letrare, gjithsesi, ka pasur fisnikëria vendëse e cila në Berat, sikundër dhe në qendrat e tjera shqiptare, ka qenë në pararojë të zhvillimeve politike, ekonomike dhe kulturore.
Në Berat, gjatë gjysmës së parë të shek. XVIII këtë rol e ka luajtur me shumë sukses familja fisnike Vlora, pinjoll i së cilës ishte poeti ynë.
Nezimi një kohë qe inkuadruar në shërbimin administrativ, mbase si sekretar i Divanit (këshillit administrativ), të sanxhakbeut Ismail Pashë Velabishti (l. 1722- vd. 1763), poet që krijonte me pseudonimin poetik “Dervish”, donator dhe vakuflënës i madh, mecen dhe farefis i Nezimit.
Në vitin 1745 Nezimi e lëshon Beratin dhe vendoset në Stamboll, ku edhe ka vdekur, i goditur nga epidema e murtajës, në vitin 1759. Pas vetes ai ka lënë gjashtë vepra:
1) Divani persisht, i sistemuar në vitin 1747;
2) Divani I osmanisht, i sistemuar në vitin 1747;
3)“Mynsheāt”, vepër nga fusha e stilistikës (insha) në prozë;
4) Divani shqip, pa vit përfundimi;
5) Fjalorthi shqip-turqisht i përpiluar në vargje;
6) Divani II osmanisht, i sistemuar në vitin 1753.
Duke vlerësuar lart misionin e poetit në shoqëri, Nezimi hodhi hapin e parë drejt ngritjes së poezisë shqipe në rrafshin e ligjërimit teorik letrar.
Nezim Frakulla, me dashurinë e tij të madhe e të pastër, që rrezatoi për atdheun, për gjuhën shqipe dhe sidomos për diturinë dhe emancipimin, i hapi rrugën mendimit iluminist shqiptar.
Downloads
References
-
Hahn J. G. von, Albanesische Studien, Vëll.II, Jena, 1854, f. 142- 146. Cituar sipas: Robert Elsie, Histori e Letërsisë Shqiptare, Tiranë – Pejë: Dukagjini, 1997.
-
Dozon Auguste, Manuel de la langue Sckipe on Albanaise, Paris 1878.
-
Banloew Louis, Analyse de la langue Albanaise, Paris 1879.
-
Camarda Demetrio, Appendice al Saggio do Grammatologia comparata sulla Lingua Albanese, Prato, 1866.
-
Meyer Gustav, Della lingua e letteratura albanese, “Nouova Antologia”, 15 aprile 1885.
-
Petrotta Geatano, Popolo, lingua e letteratura albanese, Palermo, 1931.
-
Kastrati Jup, Zef Jubani (jeta dhe veprat), Tiranë: Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, 1987.
-
Ferhati Abdullah, Pak dritë mbi jetëshkrimin e Nezimit, “Zani i naltë”, Tiranë, maj 1938, viti XIII, nr. 5.
-
SHETOS /Shefik Osmani/, Nezim Ibrahim Frakulla nga Berati, “Kultura islame”, Tiranë, 1942,viti III, nr. 5-6-7.
-
Resuli Namik, Nezim Berati (1754), “Shkrimtarët shqiptarë”, Pjesa I (1462-1878), Tiranë, 1941.
-
Rossi Ettore, Notizia su un Manoscritto del Kanzoniere di Nezim (Secoli XVII-XVIII) in caratteri arabi e lingua Albanese, “Rivista degli studi orientali”, Roma, vol. XXI (1946), fasc. III-IV.
-
Myderrizi Osman, Nezim Frakulla (1690 ? – 1750), “Buletin i shkencave shoqërore”, Tiranë, 1954, nr.4.
-
Domi Mahir, Nezim Frakulla, “Historia e letërssisë shqiptare”, Universiteti i Prishtinës . Prishtinë, 1971.
-
Çollaku Shaban, Nezim Frakulla “Historia e letërsisë shqiptare”, Prishtinë: Rilindja, 1989, f. 64-68; I njejti, Frakulla Nezim (1685-1760), “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSSH, 1985.
-
Kastrati Jup, Historia e Albanologjisë (1497-1997), Vëllimi i parë (1497-1853), Tiranë, 2000.
-
Mufaku Muhamed, el-Thekāfetu el-Albānijje fi’l-Ebxhedijjeti el- Arabijje. Kuvajt, 1983.
-
Hysa Mahmud, Vepra poetike e Nezim Frakullës, “Alamiada shqiptare I", Shkup: Logos-A, 2000, f. 53-90. I njejti, Krestomaci e letërsisë së vjetër shqiptare, Prishtinë: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore, 1987.
-
Elsie Robert, Histori e letërsisë shqiptare, / Përktheu nga anglishtjaa: Abdurrahim Myftiu, Tiranë – Pejë: Dukagjini.
-
Hamiti Abdullah, Nezim Frakulla dhe Divani i tij shqip, Shkup-Prishtinë -Tiranë: Logos-A, 2008.
-
Shuteriqi Dh. S., Shkrimet Shqipe në vitet 1332-1850. Tiranë 1976.
-
Abazi – Egro Genciana, Sami Frashëri dhe Letërsia e Bejtexhinjve: Një sprovë e parë për botimin e Divanit të Nezim Frakullës. Në: Studime
-
filologjike, nr. 1-2, Tiranë 2005.
-
Durdia Qeramudin, Mahqemeja Agim,Telegrafi Bedri, Hapësira e Kulturës Islame: Berati, Berat: “Mendimi i Lirë”, 1999.
-
Ferhati Abdullah, “Divani” i Nezimit të Beratit, “Zani i naltë”, Tiranë, shkurt 1938, viti XIII.
-
Hamiti Abdullah, Nezim Frakulla dhe Divani i tij shqip, Shkup, Prishtinë, Tiranë: Logos-A, 2008.
-
Kastrati Jup, Historia e Albanologjisë (1497-1997), Vep. cit..
-
Myderrizi Osman, Nezim Frakulla, Vep. cit..
-
Uludağ Süleyman, Aşk: Turkiye Diyanet Vakfı Islam Ansiklopedisi, cilt 4, Istanbul, 1991.
-
Hamiti Abdullah, Nezim Frakulla dhe...Vep. e cit..
-
Akün Őmer Faruk, Divan Edebiyatı: Turkiye Diyanet Vakfı Islam Ansiklopedisi, cilt 9, Istanbul, 1994.
-
Ferhati Abdullah, Pak dritë mbi jetëshkrimin e Nezimit, në:“Zani i Naltë”, nr. 5, Tiranë, 1938.
-
SHETOS /Shefik Osmani/, Nezim Ibrahim Frakulla nga Berati, në: “Kultura islame”, Tiranë 1942, viti III, nr. 5-6-7.
-
Fjalori i Sami Frashërit: Sh. Sami, Kāmûsi Türkī, Derseadet: Ikdam Matbaası, 1317h./1899.
-
Ferhati Abdullah, Pak dritë ... Vep. cit..
-
Histori e letërsisë ... Vep. e cit..
-
Hamiti Abdullah, Nezim Frakulla dhe...Vep. e cituar..
-
Ferhati Abdullah, Pak dritë ... Vep. cituar.
-
Myderrizi Osman, Nezim Frakulla …Vep. cit..
-
Hasani Hasan, Leksikon i Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990. Prishtinë: Shkëndija, 1994.
-
Vlora Ekrem Bey, Lebenserinnerungen, Müchen, 1968.
-
Një fotokopje të dorëshkrimit të Nezimit që përmbledh tre divanët e tij, dy osmanisht dhe një persisht, të realizuar teknikisht keq, ma ka huazuar për përdorim kolegu Abdullah Hamiti, për çka e falënderoj. Pasi të kemi në dorë një riprodhim më të mirë të këtij dorëshkrimi, besoj se do të nxjerrim më shumë informacione për Nezimin.
-
Biblioteka Kombëtare në Tiranë, An IX/10 F.
-
Süreyya Mehmet, Sicil-li Osmanî, 3, Istanbul, 1996.
-
Vlora Ekrem Kalaja e Kaninës, vep. cituar.
-
Ferhati Abdullah, Pak dritë ... Vep cit.. Përkthimin selektiv të këtij akti e kemi bërë në bazë të dokumentit të transkriptuar nga A. Ferhati.