Bektashizmi në Egjipt gjatë dinastisë shqiptare (1805-1952)

Autorët

  • Dorian Koçi

Abstract

Egjipti, edhe pas pushtimit, osman mbeti një nga provincat më të pastabilizuara të perandorisë dhe për tre shekuj u bë një shesh beteje midis jeniçerëve dhe mamlukëve. Këta të fundit, edhe pse u mposhtën nga sulltan Selimi I, vazhduan të mbajnë pozita të forta në pashallëkun e Kajros. Duke e konsideruar Bektashizmin si sektin e jeniçerëve, ata e luftonin vazhdimisht atë. Kjo armiqësi dhe arsyet që përmendëm më sipër, bënë të mundur që nga tri teqe që përmenden se ekzistonin në Egjipt më 1570, të mbijetonte vetëm një deri në vitet ’50 të shekullit tonë.
Ardhja në pushtet e Mehmet Ali Pashës nuk i ndryshoi balancat për sa i përket realitetit fetar që mbizotëronte në Egjipt.
Kjo ndodhi pasi shqetësimi i tij kryesor nuk ishte besimi fetar, por sigurimi i vazhdimësisë së pushtetit të tij. Duke gjetur një realitet të ndryshëm fetar nga ai i Ballkanit, sundimtari i ri i Egjiptit u mundua të depërtonte në brendësi të këtij realiteti dhe jo ta ndryshonte atë.
Nuk ka të dhëna nëse ai u mundua të mbështeste pushtetin e vet në një stabiliment bektashian si u mundua të bënte Ali Pasha Tepelena, por disa aspekte të influencës së Bektashizmit në qeverisjen e tij mund të vërehen.
Kur filloi zgjimi kombëtar i shqiptarëve 1840- 1912, kolonia shqiptare e Egjiptit u shndërrua në një nga kolonitë më aktive për sa i përket Rilindjes Kombëtare.
Teqeja e Kaygusuz Sulltanit në Kajro u bë një vend takimi për gjithë shqiptarët në Egjipt. Numri i tyre besohet se ishte rreth 50.000 që nga koha e ardhjes në pushtet e Mehmet Ali Pashës. Një pjesë e madhe e tyre ishin pasues të sektit të bektashinjve, pasi vinin nga radhët e ushtrisë, por influenca e sektit ishte e dukshme dhe në komunitetin e krishterë shqiptar të Kajros.
Kështu, kur Andon Zako Çajupi, poeti më i madh i kolonisë së Kajros, botoi përmbledhjen e parë të poemave në gjuhën shqipe, titulli i saj ishte “Baba Tomori”, që i referohej vendit të shenjtë të bektashinjve në Shqipëri.
Edhe pse historia e Bektashizmit në Egjipt nuk fillon me praninë e shqiptarëve aty, nuk mund të anashkalohet fakti se ai mundi të mbijetonte dhe të zhvillonte normalisht aktivitetin e vet, derisa vazhdoi të sundonte në këtë hapësirë dinastia shqiptare.
Në fakt, ai mbeti një çështje shpirtërore e diasporës shqiptare dhe nuk pati një masivizim në popullsinë vendase.
Sipas të gjitha rrethanave, edhe pse Bektashizmi daton në Egjipt qysh në shekullin XIII, është vështirë të pretendohet për një histori suksesi si ajo e përhapjes së tij në Shqipëri.
Bektashizmi në Egjipt, veçanërisht pas vitit 1826, mund të konsiderohet një derivat i Bektashizmit shqiptar.
Ai pati një efekt lokal në sjelljen afër të komuniteteve muslimane dhe të krishtera të shqiptarëve emigrantë dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet influencës së vet në familjen mbretërore të Egjiptit, kontribuoi në krijimin e kulturës së tolerancës së besimeve fetare në Egjipt.
Kjo kulturë tolerance akoma e dallon Egjiptin mes vendeve të tjera të Lindjes së Mesme.

Keywords:

Egjipti, Mehmet Ali Pasha, bektashizmi, zgjimi kombëtar, diasporë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Fayza Hassan, “The people of the cave” Al-Ahram Weekly, 7 -13 December 2000, Issue No.511

  2. Latifa Mohamed Salem, “Levantine experience”, Al-Ahram Weekly 27 October 2 November 2005, Issue No. 766, Special series Mohammad Ali (1805 - 2005)

  3. Magdi Guirgus, Restructuring Egyptian society, Al-Ahram Weekly 15 - 21 September 2005 Issue No. 760, Special series Mohammad Ali (1805 - 2005)

  4. Salah Abu Nar, Mohammad Ali’s ideological project, Al- Ahram Weekly 4 10 August 2005, Issue No. 754 Special series Mohammad Ali (1805-2005)

  5. Faqe interneti: 1: Ali Akbar Ziaei: “Sufism in Albania during Ottoman Empire”, http://sarajevo.icro.ir

Published

2024-05-07

How to Cite

Koçi, Dorian. 2024. “Bektashizmi Në Egjipt Gjatë Dinastisë Shqiptare (1805-1952)”. Univers 12 (12):239-47. https://albanica.al/univers/article/view/4316.

Numër

Section

Opinione

Similar Articles

<< < 

You may also start an advanced similarity search for this article.