E drejta dokësore shqiptare në vështrim etik e kultik

(Sipas trajtimit të studiuesit Kazuhiko Jamamoto)

Autorët

  • Prof. Dr. Mark Tirta

Abstract

Një ndër dijetarët e huaj që e bëri objekt studimi Kanunin e Lekë Dukagjinit këto kohët e fundit është dhe studiuesi japonez Kazuhiko Jamamoto.
Ai ka analizuar strukturën etike në Kanunin e Lekë Dukagjinit; ka bërë klasifikimet përkatëse për dukuri juridike po dhe etike në këtë të drejtë popullore; ka përcaktuar kategoritë kryesore ku shfaqet kjo etikë dhe ato i ka zbërthyer në elementët më kryesorë, duke ndriçuar me shembuj konkretë përdorimin praktik të normave të ndryshme kanunore në vlerësim a në zgjidhje të çështjeve të ndryshme. Kjo është një meritë që duhet vënë në dukje. Është përqendruar më shumë në çështjet e konflikteve, të hakmarrjes.
Autori i dy studimeve për strukturën etike të kanunit (njëra botuar në Shkodër si broshurë më 2001 “Struktura etike e kanunit”) dhe tjetra "Vështrim përqasës mes strukturës etike të shoqërisë homerike dhe asaj kanunore shqiptare", botuar në "Gjurm. Alb., Folkl. e Etn.", nr. 31, 2001, Prishtinë, IAP, 2004, f.49-68), merret shumë me konceptet e dhëna në Kanun: "Betimi", "Besa", "Gjaku", "Nderi", "Miku" (ose "Buka"), "Ushqimi", "Hakmarrja".
Ai ka bërë zbërthime të natyrës etike të tyre, duke dhënë ide e të dhëna konkrete me interes shkencor për natyrën e tyre si zakone, si tradita, si mënyrë e të jetuarit në bashkësi fshatare e krahinore ndër malësi. Këtu del qartë dhe përmbajtja sociale, psikologjike e tyre, si bashkëjetesë grupimi territorial, edhe pse përmendet shumë fjala fis e bashkësi fisnore. Të kujtojmë se malësitë shqiptare, e këtu bëhet fjalë, për ato të veriut, nuk janë bashkësi prehistorike. Kanë pasur jetën e tyre sipas kushteve sociale e historike të veçanta. Në rrethana luftërash, kryengritjesh, në gjendje pasigurie ekstreme, në kohë të zisë së ushqimit, në vite të këqija, ka pasur dizekuilibër të theksuar social. Në raste të tjera ka pasur dhe qetësi e siguri jetese në bashkësi, duke zbatuar këto norma të ligjit popullor.
Gjithsesi, studimet e dijetarit të nderuar, prof. Kazuhiko Jamamoto, janë me shumë vlerë për problemet që parashtrohen, për dukuritë që zbërthehen, për krahasimet e bëra.
Ky dijetar është marrë gjerësisht me problemet etike të së drejtës popullore, përfshirë këtu dhe forcat hyjnore. Këto janë një mbështetje e gjerë për studime të mëtejshme në këtë vështrim, për të zbërthyer dhe dukuri të tjera me vlerë në vështrim të etikës në Kanun.
E përgëzojmë përzemërsisht profesorin e nderuar për studimet e bëra me shumë pasion e dashamirësi!

Keywords:

kanun, studim, etikë, vlerësim, traditë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Bardhoshi, N., Veçori të ndarjes së pronës në Has sipas së drejtës dokesore, "Kultura Popullore", Tiranë, IKP-ASH, 2004.

  2. Bardhoshi, N., Mbi të drejtën kanunore në has (fundi i shek.XIX e fillimi i shek.XX), "Kult. Pop.", nr.1-2, IKP-ASH, 2007.

  3. Castelletti, Giu., Consuetudini e vita sociale nelle montagne albanesi secondo il canun di Lekë Ducagjini, "Studi Albanesi", Roma, 1933- 1934.

  4. Cozzi, E., La vendetta del sangue nelle montagne dell'Alta Albania, "Anthropos", Bd.V, K. Heft 4; Revue dell'Inst. D'Ethnologie et de Linguistique, Ëien, 1910.

  5. Cozzi, E., La donna albanese con speciale riguardo al diritto consuetudinario delle Montagne di Scutari, "Anthropos", Revue dell'Inst. D'ETH e de Linguistique, Ëien, tom. VII, 1912.

  6. Cozzi, E., Le tribú dell'Alta Albania - apunti sulla loro organizzazione sociale e politica, Roma, "Studime e tekste" ("Studi e testi"), Tiranë,

  7. Ins. i Stud. Shqiptare, Roma, 1943.

  8. Dorëshkrimet e Shtj. Gjeçovit, Arkivi i Etn. i Inst. Të Kult. Popullore, Tiranë (DGJ).

  9. Durham, E., Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët, Tiranë, Sht. Bot., "8 Nëntori".

  10. Fishta, Gj., "Kanuni i Lekë Dukagjinit", botuar në "Hylli i Dritës", Shkodër, 1933, nr.4, f. 153-163 dhe në "Kanuni i Lekë Dukagjinit" i Shtj. Gjeçovit, botuar në Shkodër më 1933.

  11. E drejta zakonore shqiptare. Mbledhur dhe kodifikuar nga Shtj. Gjeçovi, Tiranë, Akad. e Shk. e Shqip., 1989.

  12. Elezi, I., E drejta zakonore penale e Shqiptarëve, Tiranë, SH.B. "8 Nëntori", 1983.

  13. Elezi, I., E drejta zakonore e Labërisë, Tiranë, "Toena", 2002.

  14. Hahn, J. G. Von, Nëpër viset e Drinit e të Vardarit, Sht. B. "Rozafa", 2006.

  15. Hahn, J. G. Von, Studime shqiptare, Tiranë, Inst. i Dial. - Komun. (sipas botimit në Jena - Austri, 1854), 2007.

  16. Hasluck, M., The Unëritten Laë in Albania, Cambridge University, 1954.

  17. Kanuni i Lekë Dukagjinit. Mbledhur e kodifikuar nga Sh.

Published

2024-05-21

How to Cite

Tirta, Prof. Dr. Mark. 2024. “E Drejta dokësore Shqiptare Në vështrim Etik E Kultik: (Sipas Trajtimit Të Studiuesit Kazuhiko Jamamoto)”. Univers 11 (11):113-23. https://albanica.al/univers/article/view/4332.

Numër

Section

Studime

Similar Articles

<< < 2 3 4 5 6 

You may also start an advanced similarity search for this article.