Xhamitë - vendi dhe roli i tyre në urbanistikën dhe në jetën e banorëve të fshatit shqiptar

Autorët

  • Prof. Dr. Ali Muka

Abstract

Xhamitë, si ndërtim te kultit musliman, janë faltore me përdorim krahasimisht te gjatë dhe masiv në trojet banuara tradicionalisht nga shqiptarë. Këto faltore i kane fillesat e tyre në keto troje, të lidhura me pushtimin osman, qe nisi ne shek. XV, dhe vazhdoi për gati pesë shekuj.

Sipas statistikave zyrtare të botuara në Vitin 1928, në Shqipëri ekzistonin 2361 fshatra të shpërndara në dhjetë prefektura. Në shërbim të banorëve të tyre kanë qënë 844 kisha Ortodokse, 144 kisha Katolike dhe 70 manastire, 1127 xhami, 17 medrese dhe 260 teqe.

Tipari më i përgjithshëm në vështrim urbanistik është ndarja e fshatit në lagje. Po ashtu, përveç këtyre strukturave, secili fshat ka një qendër të vetën, e cila zakonisht lidhet me bërthamen a lagjen më të vjetër të fshatit. Element thuajse i përhershëm i kësaj lagjeje tradicionalisht dhe ka qënë dhe ka mbetur ndërtesa e kultit. Madje, prania e këtij ndërtimi në lagjen e thënë, bën që dhe emri i saj të jetë i lidhur me këtë ndërtim konkret të kulti. Më ka rastisur relativisht shpesh të takoj lagje me Lagjja Xhami në fshatrat e banuara nga Myslimanët.

Edhe në Kosovë për nërtimin e xhamisë është zgjedhur një pikë qendrore që është më e lehtë të frekuentohet nga banorët e lagjes, fshatit apo disa fshatrave. Po ashtu, si në mbarë fshatin shqiptar, edhe në Kosovë, xhamitë në shumicën e rasteve, i ka ndërtuar vetë fshati me shpenzimet të tij, pa përjashtuar ato të ndërtuara me kontributin e këtij apo atij donatori.

Territori përreth xhamive shpesh shërbente si shesh i mbledhjeve per mbarë fshatin, ku janë marrë vendime të rëndësishme të karakterit lokal ose kombëtar. Me këto ndërtime kulti janë të lidhura tradicionalisht edhe ceremoni të momenteve kryesore në jetën e njeriut si: lindja, martesa apo vdekja.

Njëherazi duhet mbajtur parasysh se jo të gjitha ndërtimet e kultit, pra edhe xhamitë e realizuara në fshatin shqiptar, përbëjnë vepra të mirëfillta arkitektonike.

Xhamitë janë ndërtuar në një periudhë të mëvonshme në zonat rurale sesa në qytete në një fazë kur islamizimi në masë ndodhi midis banorëve të asaj kohe. Gjithashtu, ato nuk u ndërtuan nga mjeshtra të ndonjë kombësie tjetër, përfshirë atë turke, por nga mjeshtra shqiptarë të ndërtimit, të dalë nga zonat rurale të njohura brez pas brezi për traditat e tyre të ndërtimit.

Këto ndërtesa fetare, së bashku me ato të kategorive të tjera, ashtu si dokumentet historike të këtyre territoreve, sjellin dhe dëshmojnë një traditë, përvojë dhe pse jo, një kulturë, gjurmët dhe prania e së cilës i kanë rezistuar dhe vazhdojnë t'i rezistojnë kohës, edhe në formën e rrënojave dhe jo vetëm duke qenë funksionale.

Keywords:

Xhami, fshat, ndërtim, traditë, dëshmi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Grup autorësh, "Historia e Arkitekturës Shqiptare (nga fillimet deri në v. 1912)", maket, Tiranë 1980.

  2. K. Miho, Kontributi i traditës vendëse në arkitekturën e xhamisë tipike të Tiranës, "Monumentet" 11, Tiranë 1976.

  3. Gj. Frashëri, S. Dashi, Karakteristika arkitektonike të disa xhamive në vendin tone, "Monumentet historike në vendin tonë", Tiranë 1978.

  4. A. Meksi, Ndërtimet e kultit musliman në Shqipëri, "Studime historike" 1, Tiranë 1980.

  5. Gj. Frashëri, S. Dashi, Zhvillimi i arkitekturës islamike shqiptare të xhamive (probleme të periodizimit), "Monumentet" 2/1986.

  6. A. Meksi, Rreth arkitekturës së xhamive të shekujve XV-XVI në Shqipëri, "Monumentet" 1/1987.

  7. Gj. Frashëri, S. Dashi, Fillimet e artit islamik në qytetin e Beratit, "Monumentet" 1/1988 (35), Tiranë 1988.

  8. T. Selenica, "Shqipëria më 1927", Tiranë 1928, f. XLVI-XLVII; 242; 410. -R. Qosja, Semiotika e monumenteve, "Gjurmime albanologjike, folklor dhe etnologji", XIII-1983, Prishtinë 1984.

  9. A. Muka, Roli dhe vendi i ndërtimeve të kultit në fizionominë e fshatit shqiptar, "Kultura popullore" 1-2/1997, Tiranë 1999.

  10. Një variant i shkurtër, në gjuhën frënge, është kumtuar në Simpoziumin e Bukureshtit (Rumani), me temë: "Le village auropeen", në vitin 1994, dhe është depozituar atje për botim me titull La place des constructions de culte dans l'urbanizme du village albanais.

  11. A. Muka, Përgjigje për 30 pyetje drejtuar (me shkrim) historianit E. Batiu (Prizren), lidhur me xhamitë në fshatin kosovar. "Fondi 202 personal", Tiranë 2004.

Published

2025-03-22

How to Cite

Muka, Prof. Dr. Ali. 2025. “Xhamitë - Vendi Dhe Roli I Tyre Në urbanistikën Dhe Në jetën E banorëve Të Fshatit Shqiptar”. Univers 9 (9):195-202. https://albanica.al/univers/article/view/5951.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë

Similar Articles

<< < 6 

You may also start an advanced similarity search for this article.