Lutja e shkrimtarëve

Autorët

  • Nazif Agalliu

Abstract

Në Shqipëri,  Zotin e duan dhe e respektojnë me gjithë zemër gjithë besimtarët shqiptarë.
Si një vend kryesisht i banuar nga myslimanë, Shqipëria ushtron në liri të plotë tre besime fetare, të cilat janë në harmoni të përsosur me njëra-tjetrën, duke u bërë kështu një shembull i harmonisë dhe bashkëjetesës për mbarë njerëzimin.
Shqiptarët e përmendin Zotin edhe në himnin kombëtar, dhe rrallë ndodh që ndonjë popull në botë ta ketë bërë këtë:
Se Zoti vetë e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë…

Para se të përcillnin mesazhe shpirtërore dhe të kultivonin veprat e tyre letrare, shkrimtarët shqiptarë i janë drejtuar Krijuesit të madh të gjithëdijshëm dhe mëshirëplotë. Pothuajse të gjithë ata i janë lutur Zotit. Lutja e tyre është një zë hyjnor edhe në letërsinë botërore.

Shkrimtarët e mëdhenj të botës, të çdo zhanri letrar dhe periudhe krijuese, e kanë gjetur këtë si mbështetje për veprat e tyre artistike. Përveç aspektit njerëzor, ata përcillnin edhe tolerancën, diçka që e gjetën në mësimet e fesë, veçanërisht në Kuran, ku shkruhet: “Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time.” (Kuran, 109:6).

Fjalët e Profetit Muhamed (a.s.) që thonë: “…dija është mik në shkretëtirë, shoqërues në vetmi, udhërrëfyes në fat dhe lehtësues në dhimbje” i ndihmuan shumë mendimtarë dhe shkrimtarë të ecin përpara edhe në kohë të vështira.
Këto konkluzione mund t'i mbyll me fjalët e poetit të njohur amerikan, Robert Frost: 'O Zot, të lutem, më dëgjo!

Keywords:

Lutja, harmoni, bashkëjetesë, Zot, besim

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Kurani i madhërishëm. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. Tiranë, 2006.

  2. Robert ELSIE "Histori e Letërsisë shqiptare", Tiranë-Pejë 1997 3. Gazetarë dhe publicistë shqiptarë. Fjalor enciklopedik, Tiranë, 2005.

  3. Shefik Osmani "Panteoni iranian dhe iranologët shqiptarë", Tiranë, 1998.

  4. Gazmend Shpuza "Bota iraniane në veprën e Sami Frashërit", Tiranë, 2004.

  5. Faik Konica. Vepra I. Rilindja- Prishtinë, 1997.

  6. I. Kadare "Pasardhësi", Tiranë, 2003.

  7. Fatmir S. Baçi "Arti dhe besimi te Zoti" ese. Tiranë, 1999.

  8. Ali M. Basha "Islami në Shqipëri gjatë shekujve", Tiranë, 2000.

Published

2025-03-22

How to Cite

Agalliu, Nazif. 2025. “Lutja E shkrimtarëve”. Univers 9 (9):298-301. https://albanica.al/univers/article/view/5967.

Numër

Section

Opinione

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 

You may also start an advanced similarity search for this article.