Ahengu shkodran. Notizimi i plotë
EDMIR BALLGJATI, Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike (2021, ISBN 978-9928289780)
Abstrakti
Vëllimi Ahengu shkodran. Notizimi i plotë – Botim kritik përmban rreth 330 transkiptime muzikore në notë të këngëve të Ahengut shkodran. Këtyre transkiptimeve iu paraprin një hyrje e detajuar dhe sistematike mbi punën e kryer nga autori për këtë vëllim. Ndërsa në mbyllje ofrohen shënime kritike që, në fakt, korrespondojnë me një aparat kritik, i cili përmban informacionet përkatëse rreth njësive të transkiptuara. Këto janë pikë së pari referencat primare arkivore dhe ato bibliografike dytësore, që përfshijnë edhe të dhëna rreth notizimeve e transkiptimeve paraprake, si dhe informacione specifike mbi autorësinë dhe interpretuesit e këngëve.
Shkarkimet
Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e studimeve albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.