Boka e Kotorrit dhe Shqiptarët ndër shekuj: Ndërlidhja Adriatikase e harruar

Autorët

  • Ylber Hysa

Abstract

Kotorri me grykën e tij ka vazhduar të jetë një pikë e patejkalueshme ndërmjet Adriatikut dhe brendësisë ballkanike, një gravitim thelbësor në komunikimin historik, tregtar, kulturor dhe gjeopolitik gjatë historisë së gjatë. Kotorri në këtë mënyrë, ndër tjera, pati komunikim edhe të paevitueshëm me shqiptarët, që nuk ishin larg tij. Fokusimi ynë i komunikimit të shqiptarëve me Kotorrin është kryesisht i kontekstit mesjetar. Në këtë aspekt, komunikimi i shqiptarëve me Kotorrin mesjetar kontekstualizohet në disa kapituj kohorë brenda sistemeve të caktuara historike. I pari është i ndërlidhur me prezencën e hershme të bendiktinëve në Zetë e në Shqipëri të Veriut, një rol i rëndësishëm në forcimin e përhapjen e krishterimit në këto hapësira që nga shek. IX-XII. Një episod me interes i këtij komunikimi të shqiptarëve me Kotorrin ndërlidhet me promovimin e katedrales ikonike që simbolizon qytetin që nga viti 1166 si dhe rolin e klerit katolik shqiptar. Pastaj, është periudha e Nemanjiqëve kur prezenca e shqiptarëve aty ndërlidhet specifikisht edhe me atë të vllehve në rrethinat e Bokës së Kotorrit, por edhe Dubrovnikut. Konteksti tjetër është ai i periudhës së qeverisjes së Venedikut mbi këtë hapësirë dhe më gjerë mediterane, ku vetë emërtimi Dalmatia et Venetia, nënkupton një hapësirë gjeopolitike të konceptuar si Albania Veneta, pra Albania Veneciane. Një tjetër kontakt është ai i rolit që ka Kotorri si juridiksion i hershëm i kishave katolike në Kosovë dhe brendësi të Ballkanit. Një aspekt tjetër lidhet me rolin e personaliteteve nga Boka e Kotorrit në historinë dhe kulturën shqiptare dhe diasporat e saja. Kapitull i veçantë është edhe Kotorri dhe shqiptarët pas rënies së Ulqinit dhe Tivarit në duart osmane dhe piratëria ulqinake e Bokës së Kotorrit, si dhe refleksionet detare-tregtare të një konstelacioni të ri gjeopolitik historik të kohës. Komunikimi historik i shqiptarëve me Kotorrin ka qenë shumëdimensional – politik, fetar, ushtarak, kulturor, detar etj.

Keywords:

Kotorri, Zeta, Shqipëria, Albania Veneciane, Dubrovniku

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-04-01

How to Cite

Hysa, Y. (2022). Boka e Kotorrit dhe Shqiptarët ndër shekuj: Ndërlidhja Adriatikase e harruar. Gjurmime Albanologjike, (52), 57–92. Retrieved from https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/6477