Analizë e defterit të xhizjes në Vushtrri h.1258 (1842)
Abstract
Xhizja ( جِزْيَة ) është një taksë vjetore për kokë banori e vendosur historikisht në formën e tarifës financiare për jomyslimanët. Taksa e xhizjes është një tarifë për ta mbrojtur, garantuar sigurinë e jetës, pronën, praktikimin e një besimi tjetër si dhe përjashtimin nga shërbimi ushtarak për jomyslimanët. Defterët e xhizjes zënë një vend të rëndësishëm ndër burimet e të ardhurave të Perandorisë Osmane, ndërsa si të tillë japin informacion të rëndësishëm dhe janë burime referimi për studimet historike osmane. Në këtë studim është bërë prezantimi dhe vlerësimi i regjistrit të xhizjes që i përket Kazasë se Vushtrrisë me rrethinë. Defteri me numër kodi ML.VRD.CMH.d. 00049, përmban informacione të rëndësishme socio-ekonomike për nënshtetasit jomyslimanë që banonin në rrethet e Vushtrrisë gjatë vitit 1258 H. (1842). Qëllimi i këtij studimi është të vlerësohet struktura demografike dhe pozicionimi hapësinor i jomyslimanëve në Vushtrri në vitin 1842, si dhe statusi i tyre klasor përmes kategorive të taksave që paguanin.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2022-04-01
How to Cite
Shabani, Z. (2022). Analizë e defterit të xhizjes në Vushtrri h.1258 (1842). Gjurmime Albanologjike, (52), 135–160. Retrieved from https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/6480
Numër
Section
Studime
Categories
License
Copyright (c) 2022 Instituti Albanologjik

This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
