Fuqitë e mëdha dhe perandoria Osmane në kohën e luftës së krimesë (1853-1856)

Autorët

  • Memli Sh. Krasniqi

Abstract

integritetin territorial të Portës së Lartë, duke u përpjekur që këtë perandori ta nxiste edhe për t’u reformuar. Perandori rus hapur ishte shprehur se, në rast të shpërbërjes së Perandorisë Osmane, ai nuk do të lejonte që në Kostandinopojë të vendosej pushteti britanik, ashtu siç nuk planifikonte që në kryeqendrën e vjetër bizantine të vendosej vetë. Perandori rus, gjithashtu, kishte theksuar se në rast se nuk arrihej një marrëveshje me Britaninë e Madhe për ndarjen e kontrolluar të kësaj perandorie, atëherë mund të ndodhte që Rusia edhe ta pushtonte Kostandinopojën. Pra, në një mënyrë apo tjetër, ky ishte një kërcënim i Rusisë me qëllim të nxitjes së një marrëveshjeje me Londrën. Duhet thënë se, sa i përket qëndrimit ndaj Rusisë dhe Perandorisë Osmane, paraprakisht ishte arritur një pëlqim i plotë ndërmjet katër fuqive Evropiane: Britanisë së Madhe, Francës, Prusisë dhe Austrisë. Londra dhe Parisi pajtoheshin plotësisht rreth qëllimit të tyre të përbashkët, moslejimin e realizimit të planeve ruse për shkatërrimin përfundimtar të Perandorisë Osmane. Sipas këtij plani, Austria dhe Prusia nuk do të lejonin shpërthimin e luftës ndërmjet koalicionit Anglo-Francez-Osman dhe Rusisë cariste. Mirëpo, edhe në rast se do të vinte deri te kjo luftë, Vjena dhe Berlini nuk do të lejonin që lufta e koalicionit kundër Rusisë të eskalonte në përmasat që do të prishnin ekuilibrin e forcave në Evropë.

Keywords:

Perandoria Osmane, Britania e Madhe, Rusia, Austria, Franca, Porta e Lartë

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-04-01

How to Cite

Krasniqi, M. S. (2022). Fuqitë e mëdha dhe perandoria Osmane në kohën e luftës së krimesë (1853-1856). Gjurmime Albanologjike, (52), 161–180. Retrieved from https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/6481