Ndryshimi i hapësirës së interpretimit dhe i audiencës: individual në skenik

Autorët

  • Leontina Gega‑Musa

Abstract

Krijimtaria folklorike, e shprehur nëpërmjet formave të njohura artistike, dikur ka pasur një kohë dhe një hapësirë të caktuar performance, para një audience gjithashtu të caktuar. Për shkak të një morie faktorësh, si pasojë e zhvillimit shoqëror, social dhe teknologjik, komunikimi i dikurshëm gojor i folklorit, sot nuk mund të gjendet si dikur në shtresat e paarsimuara të popullatës. Folklori tradicional, po edhe ai i rikrijuar mbi format e dikurshme, që sot shpërndahet brenda një horizonti të ri komunikimi, nëpërmjet formave të ndryshme audiovizuale dhe teknologjike, ndikoi në krijimin e raporteve të reja, të ndryshme ndërmjet pranuesit/recipientit dhe krijuesit/riprodhuesit, për dallim nga ato që kanë ekzistuar dikur. Nga ana tjetër, prezantimi i folklorit si pjesë e trashëgimisë kulturore, gjithnjë e më shumë po përdoret për promovimin e kulturës tradicionale në industrinë kulturore me anë të festivaleve folklorike, kulturës tradicionale në industrinë kulturore me anë të festivaleve folklorike, të cilat në kulturën shqiptare, si ngjarje kulturore, kanë një traditë relativisht të gjatë të organizimit. Mbështetur mbi referencat e studiuesve, që janë marrë me këtë problematikë, ky punim ka për synim të theksojë se cili ishte raporti kohëhapësirë-audiencë dikur për interpretimet folklorike, cilët janë faktorët që ndikuan në ndryshimin e këtij raporti sot, si dhe sa kanë ndryshuar aspekti funksional i krijimtarisë shpirtërore, me vënien në skenë në festivale folklorike dhe raporti i saj me audiencën.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Ahmedaja, Ardian, Festivali folklorik kombëtar dhe çështja e klasifikimit dhe paraqitjes së “vlerave më të mira”, Gjurmime Albanologjike, Folklor dhe Etnologji, 44/2014 (Instituti Albanologjik, Prishtinë 2014), f. 11-33.

  2. Bausinger, Hermann, Usmeno, Narodna Umjetnost, 19/1982 (Zagreb: Zavod za istraživanje folklora Instituta za filologiju i folkloristiku, 1982), f. 13-17.

  3. Burke, Peter, Junaci, nitkovi i lude: Narodna kultura predindustrijske Evrope, (Zagreb: Školska knjiga, 1991).

  4. Hafstein, Valdimar Tr., Intangible Heritage as a Festival; or, Folklorization Revisited, Journal of American Folklore, Indiana University Press, 2018, f. 127-149.

  5. Kadriu, Lumnije, Roli i shoqërive kulturo-artistike në ruajtjen e disa vlerave kulturore në mjediset bashkëkohore (urbane), Gjurmime Albanologjike, Folklor dhe etnologji, 37/2007 (Instituti Albanologjik, Prishtinë 2008), f. 243-253.

  6. Kuutma, Kristin, Changes in Folk Culture and Folklore Ensembles, Folklore 6, Electronic Journal of Folklore, 1998, f. 1-5.

  7. Munishi, Rexhep, Probleme etnomuzikologjike, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1997).

  8. Rihtman-Augustin, Dunja, Folklor, folklorizam i suvremena publika, Etnološka tribina: Godišnjak Hrvatskog etnološkog društva, Vol. 7-8 No. 1, 1978.

  9. Strobach, Hermann, Direktna usmena komunikacija kao bitno obiljezje Folklora?, Narodna Umjetnost, 19/1982 (Zagreb: Zavod za istraživanje folklore Instituta za filologiju i folkloristiku, 1982), f. 19-29.

  10. Sheholli, Bahtir, Mbi paraqitjen e folklorit shqiptar në skenë dhe disa dukuri aktuale folklorike, Gjurmime Albanologjike, Folklor dhe etnologji, 27/1997 (Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1998), f. 179-201.

  11. Uçi, Alfred, Estetika e folklorit, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2007), f. 194-213.

  12. Uçi, Alfred, Festivali folklorik kombëtar 1978 dhe disa probleme aktuale të shkencave etnografiko-folkloristike, Kultura popullore, 1/1980, (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSSh, Instituti i kulturës popullore, 1980), f. 7-24.

  13. Xhagolli, Agron, Edhe festivalet folklorike kombëtare – një riprodhim folklorik, Tradita etnokulturore dhe bashkëkohësia (QSA, IAKSA, studime Tiranë 2011), f. 13-19.

  14. Žuvela, Ana; Jelinčić, Daniela Angelina, Uloga medija u predstavljanju, mijenjanju i kreiranju tradicije, Predstavljanje tradicijske kulture na sceni i u medijima (Zagreb: Institut za etnologiju i folkloristiku i Hrvatsko etnološko društvo, 2008), f. 51-63.

Downloads

Published

2022-04-01

How to Cite

Gega‑Musa, L. (2022). Ndryshimi i hapësirës së interpretimit dhe i audiencës: individual në skenik. Gjurmime Albanologjike, 2(52), 11–24. Retrieved from https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/6733