Pullat postare të Republikës së Kosovës
Abstract
Punimi paraqet përpjekje për një shkrim kërkimor nismëtar për pullat postare të Republikës së Kosovës. Andaj, këtu ofrohen përshkrime, citime ligjesh postare, tonat e të huajat, literaturë për krahasim, si të huajën, ashtu edhe literaturën shqipe, ndonjë teori për pullat postare për krahasim, mjaft fotografi të pullave postare e të tjera, vetëm e vetëm për të kuptuar sa më mirë problematikën e pullave tona postare. Pullat postare janë letra të disenjuara që kanë vlera dhe janë dëshmi që shërbejnë për pagesën e shërbimeve postare. Posta e Kosovës emeton emisione të pullave postare që nga viti 2000, fillimisht nën mbikëqyrjen dhe administrimin e UNMIK-ut, respektivisht nën mbikëqyrjen e Misionit të Përkohshëm Administrativ të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Pas shpalljes së pavarësisë më 2008, pullat postare emetohen nga Posta e Republikës së Kosovës, dhe sot vazhdon emetimi, po ashtu nga Posta e Republikës së Kosovës, por me emërtimin vetëm Kosovë. Pullat postare promovojnë vlerat e Kosovës, si ato historike, ashtu edhe vlerat e trashëgimisë natyrore, vlerat e trashëgimisë kulturore të fushave të ndryshme, vlerat kombëtare dhe emra të dalluar të fushave dispersive të shkencës, të artit, të sportit, pastaj vlerat në fushën ekonomike dhe shoqërore, vlerat artistike e vlera të tjera që janë identitet i shtetit të Kosovës. Me gjuhën globaliste do thosha se pullat postare kanë impakt te përdoruesi dhe më gjerë, qoftë ky informativ, qoftë mbresëlënës, i këndshëm dhe frymëzues ose qoftë thjesht vizual.Downloads
References
-
Chapman M., “Frazing the Frame”, Dress and Ethnicity in Britany and Gaelic Scotland, në: Dress and Ethnicity, ed. By. J.B. Eicher, (Berg publishers, 1995). Geertz Cliffford, The Interpretation of Culture, (New York: Basic Books, 1973) Halimi-Statovci, Drita, Veshjet shqiptare të Kosovës, (Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2009). Halimi-Statovci, Drita, Një jetë për një universitet, (Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, 2009). Marku, Gjon, Mirdita në vizionin filatelik, në: Seminari i tretë ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj”, vël. III, (Shkodër: Muzeu Historik i Shkodrës, 2000). Scott, David, European Stamp Design, A Semiotic Approach To Designing Messages, First published in Great Britain in 1995, (London: Academy Editions, 1995). Shabani, Luigj. K., ‘Shqipja, simboli ynë kombëtar, e pasqyruar në filatelinë shqiptar’, në: Seminari i tretë ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj”, vëll III, (Shkodër: Muzeu Historik i Shkodrs, 2000). Filatelia e Kosovës, Wikipedia, nga interneti, historiku 2000-2008, https://sq.wikipedia.org/wiki/Filatelia [qasur më 2021]. History of Anthropological Thinking Regarding Culture, në: Encyclopedia of Cultural Anthropology, editors: D. Levinson, M. Ember, vol I, A-D, (New York: Henry Holt and Company, 1996), f. 291-297; Ligji për Shërbimet Postare,-06.L-038, i shpallur në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, nr. 3/17 janar 2019, kapitullui IX, neni 42.