Shtypi dhe shoqëritë shqiptare në mbrojtje të bashkëkombësve jashtë Shqipërisë
Abstract
Shtypi shqiptar mbronte të drejtat e popullit të vet të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai demaskoi hapur planet antishqiptare të shteteve shoviniste fqinje. Gazetat dhe shoqëritë mbajtën përgjithësisht qëndrim shumë të drejtë ndaj problemeve më shqetësuese të kohës, sikundër ishte problemi i mundësisë së shpëtimit të atdheut dhe rrugët e realizimit të kësaj detyre. Gazetat dhe shoqëritë theks të veçantë i vunë demaskimit të poli- tikës së egër shkombëtarizuese që ndiqnin shovinistët serbë dhe grekë në trojet shqiptare që kishin mbetur jashtë kufijve të vitit 1913. Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare luajti edhe shtypi shqiptar që botohej jashtë Shqipërisë politike. Edhe ky shtyp demantonte me ngulm propagandën serbe se gjoja shqiptarët janë vendosur në Kosovë me ndihmën e turqve, të cilët e dëbuan popullsinë sllave që banonte aty përpara. Shtypi shqiptar, gjithsesi, një vëmendje të veçantë i kushtoi edhe emigrantëve kosovarë që detyroheshin të emigronin në Shqipëri si dhe përpjekjeve të shtetit shqiptar që, në suaza të mundësive, t’u dalë në ndihmë atyre.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2025-12-31
How to Cite
Lush Culaj. (2025). Shtypi dhe shoqëritë shqiptare në mbrojtje të bashkëkombësve jashtë Shqipërisë. Gjurmime Albanologjike, (51), 97–112. Retrieved from https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/6883
Numër
Section
Sudime
