Balada e Besës: shqyrtime krahasuese të motërzimeve të Prilepit të Pelagonisë dhe të Rugovës së Kelmendit

Auteurs

  • Zymer Ujkan Neziri

Résumé

Ky punim studimor për baladën e besës, e shqyrtuar në rrafshin krahasues të motërzimeve në rrethinën e Prilepit të Pelagonisë dhe në krahinën e Rugovës së Kelmendit, sjell të dhëna të përafrimeve të ndërtimit poetik, të rrëfimit të ndodhisë, të përbashkësisë motivore e tematike dhe të ndryshimeve që kanë këto dy anë të viseve tona në Gadishullin Ilirik. Për shqyrtime krahasuese, kam marrë parasysh shtatë motërzime të baladës së besës nga Rugova e Kelmendit dhe tri motërzime të baladës së besës nga rrethina e Prilepit të Pelagonisë. Ato janë kënduar nga shtatë lahutarë rugovas: Rrustem Veseli-Vaçaj, Mehmet Beka-Imeraliaj, Misin Nimani-Sejdaj, Shaban Kasëmi-Ahmetaj, Sokol Arifi-Lekëgjekaj. Nga katundi Cërnilishtë, Prilep, krahina e Pelagonisë, janë këngët e viteve 2011 e 2012, të tri tregimtareve të baladës së besës: Nadire Asani, Naxhije Imeri, Nurijet Kadriu. Mbledhja e baladave të grupit të parë u takon viteve ’80 të shekullit XX, kurse ato të grupit të dytë janë të viteve ’10 të shekullit XXI. Të shtatë motërzimet e grupit të parë kanë tituj të njëjtë: Motra me shtat’ vëllazën dhe vetëm një quhet Motra me nan’ vllazën. Titujt e motërzimeve të grupit të dytë janë: Motra e nant vllaznive, Tet-nant vllazën ene motra, si dhe Nant vllaznit ene motra. Grupi i parë i motërzimeve janë incizuar në krahinën e Rugovës dhe janë transkriptuar nga Zymer Neziri, kurse grupi i dytë janë mbledhur në katundin Cërnilishtë, Prilep, nga studiuesi Mustafa Ibrahimi. Gjatësia e vargjeve të grupit të parë është ndërmjet 160 e 220 vargje, kurse ajo e grupit të dytë është ndërmjet 30 e 55 vargje. Qëllimi i këtij punimi është shqyrtimi i teksteve të baladës së besës nga dy cepe gjeografike të viseve shqiptare, Rugova dhe Prilepi, në rrafshin krahasues të përbashkësisë dhe të ndryshimeve.

Mots-clés :

balada e besës, ringjallja, motërzimet, Rugova, Prilepi

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Arapi, Fatos. “Shënime rreth këngës së ’Motrës dhe vëllait të vdekur

  2. në traditën popullore shqiptare”, në: Fatos Arapi, Këngë të moçme

  3. shqiptare, studime (Tiranë: shtëpia botuese “Naim Frashëri”,1986).

  4. Bulo, Jorgo. Magjia dhe magjistarët e fjalës (Tiranë: Dituria, 1998).

  5. Burke, Peter. Popular Culture in Early Modern Europe, përkthimi

  6. shqip: Kultura popullore në Europë në fillim të kohës së re, përktheu

  7. nga anglishtja Gjergj Qestari, (Tiranë: CEU-Arbëri, 1996).

  8. Çabej, Eqrem. Studime gjuhësore, Gjuhë-Folklor-Letërsi-Diskutime

  9. (Prishtinë: “Rilindja”, Redaksia e botimeve, 1975), f. 92-96.

  10. Çetta, Anton. Balada dhe legjenda (Prishtinë: Instituti Albanologjik i

  11. Prishtinës, 1974).

  12. Çetta, Anton. Disa të dhëna mbi zhvillimin struktural të baladës, në:

  13. rev. Gjurmime albanologjike, Folklor dhe Etnologji, V, 1977,

  14. kryeredaktor Anton Çetta (Prishtinë: Instituti Albanologjik i

  15. Prishtinës, 1977), f. 79-99.

  16. Çetta, Anton. Disa të dhëna mbi zhvillimin struktural të baladës, në:

  17. rev. Gjurmime albanologjike, Folklor dhe Etnologji, 25, 1995,

  18. kryeredaktor Fazli Syla (Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës,

  19. 1995), f. 11-35.

  20. Čubelić, Tvrtko. Književnost (Zagreb: Panorama, 1966).

  21. Čubelić, Tvrtko, Povijest i historija narodne književnosti. Historijsko

  22. i literarno - teorijske osnove te gnosološki aspekti. - Analitičko

  23. sintetički pogledi (Zagreb: 1988).

  24. Encyclopædia Britannica, "Bürger, Gottfried August", Vol. 4, 11th ed.

  25. (Cambridge: University Press, burim interneti, 9.9.2023), pp. 812–813.

  26. Gruda, Gjovalin. “Pelagonia”, në: Fjalor enciklopedik shqiptar, botim

  27. i ri (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2009), f. 1977.

  28. Haxhihasani, Qemal. Balada popullore shqiptare (Tiranë: shtëpia

  29. botuese ‘Naim Frashëri’,1982).

  30. Hoxha, Arben, Memli Krasniqi. Besa ndërmjet dy botëve në baladën

  31. shqiptare të ringjalljes, në: Botët paralele në balada dhe këngë

  32. popullore / Parallel Worlds in Ballad and folk song. Materialet nga

  33. konferenca e 45-të e Komisionit Ndërkombëtar të Baladës, 31 gusht -

  34. 4 tetor 2015, Prishtinë, përgatitur për shtyp nga Arbnora Dushi e

  35. Lumnije Kadriu, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, Prishtinë /

  36. Commission fur Wolksdihtung, 2017), f. 111-126.

  37. Fetiu, Sadri. Poetika e baladës popullore shqiptare (Prishtinë: Instituti

  38. Albanologjik i Prishtinës,1987).

  39. Fetiu, Sadri. Folkloristikë (Prishtinë: Instituti Albanologjik i

  40. Prishtinës, 2009).

  41. Ibrahimi, Mustafa. Thesari folklorik shqiptar nga rajoni i Pelagonisë,

  42. recensues dr. Hamit Xhaferi, dr. Vebi Bexheti (Shkup: shtypi

  43. “Pakung”, 2003).

  44. Ibrahimi, Mustafa. Gjurmëve të dy këngëve epike shqipe nga rrethi i

  45. Prilepit në Koleksionin e Milman Perit të vitit 1934, në: Albanologji, 2,

  46. vëllimi II, punime nga aktiviteti shkencor “Java e Albanologjisë”, 14-

  47. 18 nëntor 2011 (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2012), f. 505-514.

  48. Ibrahimi, Mustafa. Folklori dhe etnokultura shqiptare e Pelagonisë,

  49. recensues prof. dr. Zeqirja Neziri, prof. dr. Izaim Murtezani (Shkup:

  50. “Interlingua”, 2022).

  51. Katiҫiq, Radosllav. ‘Mbi gjuhën e ilirëve’, përktheu Ibrahim Rugova,

  52. në: rev. Fjala, nr. 21-22 (Prishtinë, dhjetor 1988), f. 1 dhe 7.

  53. Lambertz, Maksimilian. Die Volksepik der Albaner, Leipzig, East

  54. Germany, 1958. Shihni botimin shqip: Epika popullore e shqiptarëve,

  55. përkthyer nga Eqrem Çabej, në: Çështje të folklorit shqiptar, 6 (

  56. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës

  57. Popullore, 1998).

  58. Neziri, Zeqirja. Studime mbi epikën gojore shqiptare, (Shkup: Instituti

  59. Alb-Shkenca, 2017).

  60. Neziri, Zeqirja. Epika gojore shqiptare (Shkup: Instituti Alb-Shkenca,

  61. 2018).

  62. Neziri, Zymer Ujkan. Epika legjendare e Rugovës, 1979-1988, projekt

  63. kërkimor - shkencor në terren, në krahinën e Rugovës, I-XV vëllime

  64. (Prishtinë: Arkivi i Instituti Albanologjik të Prishtinës, 1988).

  65. Neziri, Zymer Ujkan. Disa të dhëna për gjendjen e tashme të epikës

  66. legjendare në krahinën e Rugovës, në: rev. Gjurmime albanologjike,

  67. Folklor dhe etnologji, 22, 1992, kryeredaktor Fazli Syla, (Prishtinë: Ins-

  68. tituti Albanologjik i Prishtinës, 1992), f. 103-113.

  69. Neziri, Zymer U. and Nicola Scaldaferri. “From the Archive to the

  70. Field: New Research on Albanian Epic Songs”, Classics@ 14.

  71. (Washington, DC: Center for Hellenic Studies, 2016).

  72. http://nrs.har-vard.edu/urn-3:hlnc.essay:NeziriZ_and_ScaldaferriN.From.the-

  73. _Archive_to_the_Field.2016.

  74. Papleka, Anton. Balada Shqiptare (Tiranë: Botimet Toena, 2005).

  75. Panajoti, Jorgo dhe Riza Hyso. Folklori shqiptar për shkolla të mesme

  76. (Shkodër: shtëpia botuese e Librit Shkollor, 1992).

  77. Prela, Imzot Nikë. Fjalori biblik (Ferizaj: botues “Drita”, 1994).

  78. Sako, Zihni, Qemal Haxhihasani, Agron Fico. Folklori shqiptar, I,

  79. (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Instituti i Kulturës Popullore, 1989).

  80. Sinani, Shaban. Tradita gojore si etnotekst. Studime për etno-

  81. folkloristikë krahasimtare (Tiranë: botues Naimi, shtëpi botuese dhe

  82. studio letrare, 2012).

  83. Stipҫeviq, Aleksandër R.. Ilirët, historia, jeta, kultura - simbolet e

  84. kultit, botim i dytë (Prishtinë: Rilindja, Redaksia e botimeve, 1990).

  85. Tirta, Mark. Mitologjia ndӫr Shqiptarӫ, kreu Kulti i numrave (Tiranӫ:

  86. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore,

  87. Dega e Etnologjisӫ, 2004), f. 358-389.

  88. Thëngjilli, Petrika. “Shën Pali (shek. I)”, në: Fjalor enciklopedik

  89. shqiptar, botim i ri (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë,

  90. 2009), f. 2443-2444.

  91. Shala, Demush. Letërsia popullore (Prishtinë: Universiteti i Kosovës,

  92. Shkolla e Lartë Pedagogjike, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe,

  93. 1983).

Téléchargements

Publiée

2024-03-01

Comment citer

Neziri, Z. U. (2024). Balada e Besës: shqyrtime krahasuese të motërzimeve të Prilepit të Pelagonisë dhe të Rugovës së Kelmendit. Recherches Albanologiques, (54), 39–60. Consulté à l’adresse https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/7305