Rezultatet në testin PISA 2018 dhe mosleximi i letërsisë si dukuri te nxënësit kosovarë të moshës 15 vjeçe1
(vështrim analitik dhe empirik mbi mosleximin e letërsisë në shkollat tona)
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4856Abstrakti
Leximi dhe kultura e leximit (reading literacy) kanë qenë fushat e vlerësimit të nxënësve kosovarë në testin PISA. Ngaqë rezultatet ishin dekurajuese, Instituti Pedagogjik i Kosovës ka ndërmarrë punën për një hulumtim për ta analizuar gjendjen aktuale të leximit, me fokus në leximin e letërsisë nëpër shkollat tona. Hulumtimi2 ka përfshirë një mostër prej 714 nxënësve të moshës 15-vjeçare, që paraqet 5.01% të popullacionit të tërësishëm të nxënësve të kësaj grupmoshe në Kosovë. Për ta konstatuar gjendjen aktuale në leximin e letërsisë, IPK-ja ka krijuar një pyetësor, qëllimi i të cilit ishte mbledhja e të dhënave empirike në lidhje me gjendjen në këtë fushë. Nga studimi ka dalë se 56% e nxënësve në shtëpitë e tyre kanë nga dhjetë deri mbi njëqind libra të letërsisë. Rezultatet kanë treguar se më shumë se 71% e nxënësve nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre, ndërsa vetëm 1.1% nga numri i përgjithshëm kanë arritur t’i shkruajnë autorët dhe titujt e dhjetë librave që kanë lexuar në jetë. Në anën tjetër, për të parë se cila është letërsia që lexohet më së shumti nga nxënësit e moshës 15-vjeçare, kemi parashtruar pyetje specifike dhe ka rezultuar se nga numri i përgjithshëm i nxënësve, që kanë lexuar nga një deri në dhjetë libra të letërsisë, 88% e autorëve dhe librave nuk i përkasin letërsisë shqipe dhe, sidomos, nuk i përkasin letërsisë shqipe të Kosovës. Është e dukshme se nxënësit tanë, zakonisht, lexojnë letërsinë e përkthyer nga autorë amerikanë dhe anglosaksonë, si Nikolas Sparks, Danielle Steel dhe autorë të ngjashëm të ‘letërsisë së lehtë’, ndërsa letërsia shqipe e shkruar në Kosovë ka shkallën më të ulët të lexueshmërisë. Është konstatuar se leximi nuk është pjesë kryesore e kërkesave për vlerësim në shkolla! Standardet e vlerësimit të nxënësve janë të ulëta, mësuesit shfaqin probleme në mësimdhënien e njohjen e letërsisë, ndërsa letërsia shqipe e Kosovës nuk është e qasshme dhe nuk u ofrohet nxënësve për lexim. Mosleximi dhe lënia anash e letërsisë kombëtare, në shkollë dhe jashtë saj, po ashtu na bën të mendojmë edhe për vlerat artistike dhe tematike që përfaqëson ajo, sidomos në shkrimet letrare të pasluftës. I tërë fenomeni mund të paraqesë dy segmente që kanë të bëjnë me krizën e leximit, si fenomen socio-kulturor dhe krizën e letërsisë, si fenomen artistik dhe krijues. Rekomandimet e dala nga hulumtimi përfshijnë ndërhyrjet në kurrikulat e lëndëve, në rishikimin e akreditimit të programeve studimore, që përgatisin mësues të gjuhës dhe letërsisë, në ndërhyrjen e shtetit në politikat botuese të shtëpive botuese, si dhe në subvencionimin e botimeve nga letërsia e mirëfilltë dhe, sidomos, në botimin e veprave të autorëve që janë futur në kuadër të kurrikulave dhe plan-programeve të Gjuhës shqipe dhe letërsisë.Fjalët kyçe:
leximi, kultura e leximit, letërsia, kriza e leximit, kriza e letërsisë, nxënësit, mësuesit, kurrikulat, programet e studimit.Shkarkimet
Metrics
References
-
IPK: Ndikimi i Covid-19 në humbjet arsimore dhe pasojat në rritjen e pabarazive në mësim.. (grup autorësh), Prishtinë, 2021.
-
Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e pestë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar .
-
Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e gjashtë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.
-
Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e shtatë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.
-
Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e tetë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.
-
Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e nëntë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.
-
Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e dhjetë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar,
-
Murteza Osdautaj: Gjendja e arsimit kosovar bazuar në rezultatet e testit PISA 2018, IPK, Prishtinë, 2020.
-
https://masht.rks-gov.net/korniza-e-kurrikules-e-arsimit- parauniversitar
-
OECD (2019), PISA 2018 Results (Volume I): What Students Know and Can Do, PISA, OECD Publishing, Paris, https://doi.org/10.1787/5f07c754-en.
-
OECD (2019), PISA 2018 Results (Volume II): Where All Students Can Succeed, PISA, OECD Publishing, Paris, https://doi.org/10.1787/b5fd1b8f-en.
-
OECD (2019), PISA 2018 Results (Volume III): What School Life Means for Students’ Lives, PISA, OECD Publishing, Paris, https://doi.org/10.1787/acd78851-en.
-
OECD (2020), PISA 2018 Results (Volume IV): Are Students Smart about Money? PISA, OECD Publishing, Paris, https://doi.org/10.1787/48ebd1ba-en.