Raportim rasti: ekstraksionet dentare për qëllime të trajtimit ortodontik

Autorët

  • Donieta Shabanllari
  • Flavina Vata
  • Elma Elezi

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6132

Abstract

Ekstraksioni i dhëmbëve për qëllime ortodontike është një temë shumë e diskutueshme nga pro-fesionistët. Lloji i malokluzionit dhe faktorët individual të pacientit luajnë një rol të rëndësishëm për vendimin për këtë procedurë. Ky studim paraqet një rast klinik të trajtimit ortodontik përmes ekstraksionit të premolarëve të pare ne maksile dhe premolareve te dyte ne mandibul te një pacient 17-vjeçar me malokluzion të klasës II dhe grumbullime dentare dentare. Pas analizimit të të dhënave klinike dhe radiologjike, u vendos të kryhej ekstraksioni i premolarëve të pare ne maksile dhe premolareve te dyte ne mandibul për të krijuar hapësirën e nevojshme dhe për të përmirësuar marrëdhëniet skeletore dhe estetike të dhëmbëve gjithashtu përmirësim të este-tikës faciale. Trajtimi zgjati 28 muaj dhe përfshiu vendosjen e braketave metalike për të siguruar rreshtimin e duhur të dhëmbëve. Rezultatet treguan përmirësime të dukshme, përfshirë uljen e këndit ANB nga 6° në 4°, përmirë-simin e estetikës së buzëqeshjes dhe stabilitet më të mirë dentare. Krahasimi i këtij rasti me literaturën ekzistuese konfirmon efektivitetin e ekstraksionit të premolarëve për menaxhimin e malokluzioneve të klasës II dhe grumbullimeve dentare vacanërisht në rastet hiperdivergjente. Monitorimi i vazhdueshëm dhe përdorimi i retainers fiks në nofullën e poshtme dhe të lëvizshme në maksilë mbetet thelbësore gjatë fazës retentive.

Keywords:

ekstraksion i premolarve, stabiliteti estetik dhe funksional, ortodonci, malokluzioni i klases II skeletike, hiperdivergjente.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biographies

Donieta Shabanllari

Departamenti i Stomatologjisë, Specializimi "Ortognatodonci", Albanian University

Klinika dentare private “Shabanllari Dental ,Tiranë, Shqipëri

Flavina Vata

KlinikeDentare private “Vata Dent”, Tiranë, Shqipëri

Elma Elezi

Klinike dentare private “Klinika Elezi”, Tiranë, Shqipëri

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Shabanllari, D., Vata, F., & Elezi, E. (2024). Raportim rasti: ekstraksionet dentare për qëllime të trajtimit ortodontik. Optime, (2), 68–70. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6132

Numër

Section

Artikuj

Categories