Djegiet e fshatrave dhe grabitjet e pronave tokësore të shqiptarëve (1912-1915)

Auteurs

  • Haki Kasumi

DOI :

https://doi.org/10.62609/ks.vi18-19.5405

Résumé

Në këtë punim të shkurtër do të përpiqemi të ndriçojmë dy veprime gjenocidi të pushtetit serb mbi viset e okupuara shqiptare. Ndër veprimet më karakteristike dhe më të shpeshta të ushtrisë serbe e malazeze në fazën e parë të pushtimit të viseve shqiptare (1912) ishte ndezja e fshatrave, së bashku me banorët shqiptarë dhe pasuria e tyre, ndërsa në periudhën e mëvonshme ishin përpjekjet e vazhdueshme për grabitjen e pronave tokësore të shqiptarëve. Këto veprime barbare kishin për qëllim kryesor të mundësonin realizimin e qëllimeve hegjemoniste të Serbisë.

Pushtuesit e viseve të huaja nuk dallojnë shumë për nga qëllimet e tyre, por dallojnë për nga mënyrat, metodat dhe mjetet që përdorin për realizimin e tyre. Edhe Serbia dhe Mali i Zi gjat pushtimit të viseve shqiptare përdoren të gjitha metodat dhe mjetet më të egra për t’i përmbushur qëllimet e tyre. Metodë karakteristike e pushtimit serbo-malazeze ishte rrethimi dhe djegja e gadi të gjitha vendëbanimeve shqiptare, e në veçanti e fshatrave. Motivet e këtyre veprimeve ishin të shumta dhe të komplikuara por qëllimi kryesor ishte: shfarosja dhe shkatërrimi i bazës ekonomike të shqiptarëve në përmasa sa më të mëdha. Kështu, do të kontribuohej në realizimin e synimeve përfundimtare-spastrimin e këtyre viseve nga elementi shqiptar dhe kolonizimin e tyre me elementin sllav.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2024-09-23

Comment citer

Kasumi, Haki. 2024. « Djegiet E Fshatrave Dhe Grabitjet E Pronave tokësore Të shqiptarëve (1912-1915) ». Kosova, nᵒ 18-19 (septembre). Prishtinë, Kosovë:107-16. https://doi.org/10.62609/ks.vi18-19.5405.

Numéro

Rubrique

Artikuj