Shkollat shqipe në Prespë 1942-1943

Autori

  • Marenglen Verli

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi20-21.5375

Apstrakt

Historia e arsimit paraqet një ndër aspektet më të rëndësishme të historisë sonë, me rol të veçantë, madje të pazëvendësueshëm në Lëvizjen Kombëtare që nga shekulli XIX. Për një rol të tillë të arsimit kombëtar në momente të caktuara, veçanërisht në momente rilindjeje, dëshmon historia e çdo kombi. Dhe nuk ka dyshim se pavarësisht nga rezultatet ushtarake dhe politike, pavarësisht nga situata ekonomike në një moment të caktuar, një popull a komb, fatet e veta, të ardhmen e vet, më shumë se çdo gjë i ka të lidhur me nivelin e arsimit e të kulturës kombëtare, të cilat janë bazë e vetëdijes dhe e pjekurisë së tij. Një komb i shtypur politikisht, një komb me ekonomi të dobët, i ka të gjitha shanset të rifitojë të drejtat e veta dhe të zhvillohet nëse nuk i ndal përpjekjet për të qenë së pari një komb i arsimuar dhe i kulturuar. Arsimi e kultura kombëtare është i vetmi bastion që s’duhet lëshuar kurrë, sepse pas tij nuk ka më ku të bëhet qëndresë, sepse po u thye ai pason humbja e identitetit, vjen asimilimi dhe harresa. Ja përse studimi i historisë së arsimit dhe shkollës shqipe, në etapat e ndryshme të zhvillimit dhe në këtë kuadër edhe në momentet specifike të Luftës së Dytë Botërore, përbën një kontribut jo vetëm në rrafshin shkencor, por edhe kombëtar.

Deri më sot historia e arsimit shqip, apo hapja e shkollave shqipe në rajonin e Prespës në vitet e Luftës, çka përbën objektin e këtij artikulli, nuk është studiuar posaçërisht dhe problemet, pengesat apo arritjet në këtë rajon nuk janë evidencuar. Gjithsesi, para se të flitet në këtë plan të ngushtë do të duhej paraqitur një pasqyrë e gjendjes së arsimit në kuadrin e përgjithshëm të Kosovës e më gjerë për vitet respektive.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Objavljeno

2024-09-19

Kako citirati

Verli, Marenglen. 2024. „Shkollat Shqipe Në Prespë 1942-1943“. Kosova, изд. 20-21 (Септембар). Prishtinë, Kosovë:175-83. https://doi.org/10.62609/ks.vi20-21.5375.

Broj časopisa

Sekcija

Artikuj