Libeskind në Bukuresht

Authors

  • Ger Duijzings

DOI:

https://doi.org/10.71398/as.v18i18.484

Abstract

Më 15 maj 2013, gjatë njërës prej vizitave të mia të rregullta në Shtëpinë e Popullit, pjesë e punës në terren, m’u dha rasti të bëhem dëshmitar i një ceremonie interesante që ishte duke u zhvilluar në ndërtesën më ikonike të Bukureshtit: akordimin e një doktorature nderi yllit të arkitekturës botërore Daniel Libeskind, nga Universiteti i Arkitekturës dhe Urbanizmit “Ion Mincu”. Ceremonia, një nga pikat kulmore të Kongresit Rumun të Arkitekturës dhe Dizajnit (ROCAD) të 2013-s, më zgjoi kureshtjen, ose më saktë mosbesimin: gati njëzetë e pesë vite pas rënies së socializmit, elita arkitekturore e Rumanisë zgjodhi pikërisht këtë ndërtesë (mbi çdonjërën nga godinat e pritshme akademike) për t’u mbledhur dhe për të nderuar një arkitekt, i cili njihet për angazhimin e tij me Holokaustin (dhe tragjedi bashkëkohore si sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara), si dhe për faktin se ai nuk ka hezituar t’i kundërvihet kolegëve të tij që kanë bashkëpunuar me regjime jodemokratike, si ai i Kinës. Në pritje që Libeskind të merrte fjalën, pyesja veten nëse ai do t’i referohej historisë së godinës, një nga ndërtesat autoritare më të mëdha dhe më famëkeqe të shekullit të njëzetë, apo nëse Libeskind do të heshtte për të mos ofenduar organizatorët.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-07-09

How to Cite

Duijzings, G. (2022). Libeskind në Bukuresht. Art Studies, 18(18), 146–153. https://doi.org/10.71398/as.v18i18.484

Issue

Section

Articles