Recension i librit
Projekt Jon nga Nicholas Tochka (Bloomsbury Academic, 2024)
DOI:
https://doi.org/10.71398/as.vi22.5812Abstract
Monografia Projekt Jon është libri i dytë i etnomuzikologut Nicholas Tochka mbi muzikën e lehtë shqiptare, pas të parit Audible States: Socialist Politics and Popular Music in Albania (Oxford University Press, 2016). Projekt Jon është botuar në serinë “33 1/3” të Bloomsbury Academic kushtuar monografive kompakte që hulumtojnë mbi albume të veçanta muzikore dhe përqendrohet tek albumi me të njëjtin titull i Ardit Gjebreas, një prej emrave më të njohur të muzikës së lehtë në Shqipëri, të cilën Tochka e përshkruan si “forma muzikore më e rëndësishme nga pikëpamja politike për intelektualët dhe më e dashura për dëgjuesit”