Punimet

Hyr or Regjistrohu to make a submission.

Udhëzime për autorët

Udhëzimet për autorin

Të gjitha dorëshkrimet e shkruara për SO, duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën e redaksisë:

e-mail: studime.orientale@uni-pr.edu

Autorët e interesuar së bashku me punimin duhet të dërgojnë:

Emrin dhe mbiemrin e autorit
Emrin e institucionit (nëse ekziston)
Adresën e-maillit
Titullin, abstraktin dhe fjalët kyçe (minimum 4 fjalë kyçe) në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht).
Referencat
Biografi e shkurtër (jo më shumë se 200 fjalë)

Revista boton shkrime në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze. Përveç punimeve shkencore boton edhe recensione të librave që janë brenda fushës së saj të botimeve.

Fakulteti i Filologjisë boton kontributet e pranuara në formë elektronike (online) dhe në formë të shtypur.

Redaktorët e revistës SO do të informojnë autorin nëse teksti pranohet brenda dy muajve nga mbërritja e punimit, por rezervon të drejtën për t’i vlerësuar punimet dhe për të mos i botuar ato nëse konstaton se ato nuk i plotësojnë kriteret formale dhe shkencore.

Dorëzimi i dorëshkrimeve, përpunimi dhe publikimi i punimeve është pa pagesë, dhe të gjitha të drejtat e autorit të dorëshkrimit i transferohen revistës.

Botuesi (Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë) ka të drejtë të riprodhojë dhe shpërndajë punimin në formë të shtypur dhe elektronike.

Udhëzimet për përgatitjen teknike të tekstit


Teksti duhet të ketë një abstrakt. Abstraktin shkruani me fontin Times New Roman me shkronja të madhësisë 10pt. Abstrakti shkruhet para tekstit kryesor, duhet të ketë 250-300 fjalë, të jetë i shkruar në shqip dhe anglisht. Në abstrakt duhet të shprehet Qëllimi i hulumtimit, Metoda e përdorur dhe rezultatet e fituara. Nuk pranohen abstraktet që përfshijnë citime.

Duhet të ketë të paktën katër dhe maksimumi tetë fjalë kyçe.
Teksti duhet të përbëhet nga të paktën 7,000 dhe maksimumi 10,000 fjalë. Citimet dhe referencat si dhe lista bibliografisë duhet të përgatitet sipas stilit Chicago. Për më shumë shihni:
https://www.chicagomanualofstyle.org/tools_citationguide.html

Udhëzimet për formatimi e tekstit:
Softueri: MSWord

Madhësia e letrës: A4

Margjinat: sipër, poshtë, majtas, djathtas: 2.5 cm

Margjina e epërme (top): 2,5 cm; margjina e poshtme (bottom): 2.0 cm

Abstrakti: Me dhëmbëzim (indentation)1,2 cm (majtas dhe djathtas).

Hapësira midis rreshtave: Teksti: multiple (1,5 lines)

Midis paragrafëve: 6 pt

Para titujve kryesorë: Dyfisht (duble)

Lloji i fontit: Times New Roman (TNR)

Madhësia e shkronjave: 12pt, abstrakti 10pt

Fusnotat: 10pt

6. Tekstet e dërguara duhet të jenë të shkruara në Microsoft Word, Times New Roman, madhësia e shkronjave 12pt dhe një hapësirë ​​e gjysmë rreshti.

7. Titulli duhet të shkruhet me shkronja të vogla dhe të zeza (bold) dhe nuk duhet të kalojë 12 fjalë. Të gjithë titujt pas Hyrjes, në tekst (përveç Abstraktit, Hyrjes dhe Përfundimit) duhet të numërohen (1., 1.2., 1.2.3.,... e tj.).

4. Studimet duhet të bazohen në Udhëzuesit e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe në vend të termave të huaja të përdoren sa më shumë fjalë shqipe.

5. Teksti i dërguar duhet të anonimizohet. Emri(at) e/të autorit/ve duhet të bashkëngjiten në një faqe të veçantë nga punimi, jo në punim, ose duhet të përfshihen në shabllonin e seksionit përkatës gjatë procesit të paraqitjes së ekipit redaktues për korrigjim. Titulli i tekstit dhe informacioni i kontaktit të autorit (Nr ORCID-it, adresa e korrespondencës, e-mail, telefoni) duhet të përfshihen në këtë aneks.

6. Literatura/Referencat të rregullohen sipas udhëzimeve të stilit Chicago:

https://www.chicagomanualofstyle.org/tools_citationguide.html

Kushtet dhe kriteret tjera të botimit

Për t’i shmangur situatat të padëshiruara siç janë dublimi dhe plagjiatura duhet të paraqisni raportin e plagjiaturës. Ngjashmëria duhet të jetë më pak se 20 %. 

Articles

Section default policy

Deklarata e Privatësisë

The names and email addresses entered in this journal site will be used exclusively for the stated purposes of this journal and will not be made available for any other purpose or to any other party.