Besimi musliman në folklorin e krahinës së Çamërisë

Autorët

  • Namik Selmani

Abstract

Asnjë historian, demograf, sociolog, gjeograf, arkeolog, folklorist, gjuhëtar, që merr përsipër të qëmtojë në fushën e vet studimore për krahinën e Çamërisë nuk mund të anashkalojë kurrësesi faktin, aspak të diskutueshëm, të ndikimit të jashtëzakonshëm të besimit islam ne jetën ekonomike, shoqërore, shpirtërore, të kësaj krahine që, të paktën në shekujt e fundit e sidomos në 100 vitet e fundit e ka patur dhe e ka (ndonëse me një popullsi tashmë të shpërngulur me forcë nga trojet e veta stërgjyshore këtë besim si identitet dhe si mbijetesë.
Ky vitalitet shpirtëror, ndër më të rrallët për forcën e tij në mbarë Ballkanin bashkë me atë të popullsisë së Kosovës, i mbështetur te ky besim njësohej me shumë fusha të jetës së popullsisë çame që në traditat zakonore, në ato ndërtimore, në guzhinën tradicionale, në onomastikën e pasur e aq të larmishme, në urimet e mallkimet, në dasmat e gëzimet, në ritet fetare që bëheshin aq të rregullta në tërë krahinën, në tolerancën fetare që tregonte kjo popullsi në lidhje me pjesën e popullsisë së krishterë që kishin shumë fshatra të Çamërisë.
Përballë kësaj galerie të vërtetë shumëngjyrëshe me tinguj, figura të pasura letrare shumë origjinale, hapësirë, dritë të fortë besimi me shpresën te Zoti që gjthësesi edhe brenda kuadrit të një eseje të plotë, mbetet akoma i virgjër dhe jo i rrahur plotësisht, historia e re nuk e ka mpakur këtë besim te fëmijët, nipërit e stërnipërit e atyre burrave e grave të kësaj krahine me një histori të lavdishme në drejtim të përhapjes së fesë islame.
Në të gjitha vitet e qëndrimit në Shqipëri ku është pjesa më e madhe e të dëbuarve nga trojet e tyre, por edhe në vendet e tjera ku jetojnë e punojnë, asnjëherë nuk e patën pengun e përcjelljes së besimit te brezat më të rinj. Por, për fat të keq, në trojet tona amtare në të 70 fshatrat prej nga u dëbuan dhe u masakruan me mijëra njerëz të pafajshëm, objektet e kultit islam në Çamëri një nga një po zhduken. Natyrisht nuk bëhet fjalë për t’i ringritur dhe restauruar në gjendjen e mëparshme, nëse atje nuk do të skojnë banorët shekullorë të tyre. Jo, as që mund të mendohet një gjë e tillë.
Sipas dokumenteve që janë të qarta shumë xhami po prishen duke gjetur një “ argument” të fortë të ndërtimit të objekteve publike, sidomos të ndërtimit të rrugëve, të ndërtesave të tjera publike, me qëllim që të dobësohet ai besim i madh i popullsisë së Çamërisë që ka qenë shenjë e jetës dhe e indentitetit tonë kombëtar.

Keywords:

Çamëria, besimi, historia, identiteti, toleranca

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. * Rrapaj, Fatos -“ Rënkimet e Çamërisë – Tiranë , 1985. Shabani, Halil- “ Shalësi ynë në jug”- “Saranda”, 1999.

  2. * Rrapaj, Mero Fatos- “ Fjalori onomastik i Epirit” – Tiranë, 1995.

  3. * Hoxha, Ibrahim- Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek” – Tiranë, 2000.

  4. * Çështja came dhe integrimi europian” ( Konferencë shkencore)– Botim i Institutit të Studimeve për Çamërinë – Tiranë, 2005“.

  5. * Hoxha, Ibrahim - “ Bilbila e thëllëza came” AIITC, Tiranë, 2007.

  6. * Hoxha, Ibrahim – Enciklopedia jugshqiptare” Tiranë, 2006.

Published

2024-05-21

How to Cite

Selmani, Namik. 2024. “Besimi Musliman Në Folklorin E krahinës Së Çamërisë”. Univers 11 (11):266-81. https://albanica.al/univers/article/view/4349.

Numër

Section

Opinione