Dy dimensionet ku jetësohet poezia e Fatos Arapit

Autorët

  • Kujtim Mateli

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.621

Abstract

Poeti Fatos Arapi, realitetin e jetës njerëzore që lidhet me atdheun dhe dashurinë, e ngriti në realitete estetike me përmasa universale duke na e dhënë këtë anë të shpirtit njerëzore me një bukuri të pashoqe në letërsinë shqipe dhe më gjerë. Vargu ka një përthyerje origjinale nga pesha e metaforave dhe e figurave të shumta letrare. Frymëzimi poetik derdhet natyrshëm, si një përjetim i thellë i realitetit, si një domosdoshmëri për të plotësuar një boshllëk që ishte krijuar midis individit dhe realitetit që e rrethonte. Mendimi poetik lëviz mbi një territor gjeografik që quhet atdhe dhe njeriut që e kërkon fatin e vet brenda kësaj hapësire. Atdheu në rrjedhë të historisë së tij nuk u ka përkitur popujve përherë, por ka qenë i pushtuar edhe nga tiranët. Nën një pushtet tiranie njeriu përthyhet në dinjitetin e vet njerëzor dhe shpesh bëhet bashkëpunëtor i tij. Tek këta njerëz e gjen tirani forcën e vet. Fati njerëzor bëhet gjithnjë e më i vështirë, kur fatin e tij e kanë përcaktuar tiranët. Ndaj thirrja e poetit është se duhet të rrëzojmë tiraninë që atdheu të lartësohet në dinjitetin e vet, të ngrihet në dinjitetin e vendeve dhe kombeve të përparuara të botës.

Poezia e Fatos Arapit është ngjizur në një trajtë të përsosur artistike duke u bërë pjesë e rëndësishme e universit të tij poetik. Atdheu dhe dashuria janë binomi mbi të cilat lartësohet poezia e tij. E dashura, e cila emërtohet shpesh me përemrin Ajo, është pjesë e rëndësishme e jetës. Arapi ishte vazhdimisht në kërkim të poezisë. Prurja e tij poetike ka qenë kurdoherë e freskët dhe e papërsëritshme, pasqyrim përgjithësues i fuqishëm i realitetit të kohës në të cilën jetoi. Kjo ndihet edhe në poezitë e tij të dashurisë të shkruara në vitet 1997-2003, ku pasqyrohet tragjizmi i jetës njerëzore, reflektuar në familje, ku ecet në një horizont të zymtë dhe të mjegullt të mbushur me pasiguri, ankth e mosbesim. Në këtë realitet shqiptar të këtyre viteve, ku dëshpërimi dhe pesimizmi janë të pranishëm edhe në marrëdhëniet në çift, realiteti estetik i krijuar në poezinë e dashurisë i shpërthen kornizat kohore të këtyre viteve dhe me nota të fuqishme përgjithësuese krijon shtigje besimi. Brenda çiftit Ai-Ajo, gjallon jeta e lëvizja shkon drejt një të ardhmeje më të sigurt.

Keywords:

Fatos Arapi, realitet shqiptar, atdheu, dashuria

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Fatos Arapi, “Gloria Victis”, Botimet “Neraida”, Tiranë ,1977.

  2. Fatos Arapi, “Më duhet një gjysmë ëndrre”, shtëpia botuese “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë, 1999.

  3. Fatos Arapi, “Vëllezër hamletë”, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2001.

  4. Fatos Arapi, “Ah, sikur të isha një përrallë”, Botimet “TOENA”, Tiranë, 2003.

  5. Fatos Arapi, “Urna e vogël”, poezi e zgjedhur, Botimet “Neraida”, Tiranë, 2014.

Published

2023-02-16

How to Cite

Mateli, Kujtim. 2023. “Dy Dimensionet Ku jetësohet Poezia E Fatos Arapit”. Univers 23 (23):168-80. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.621.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë