Veshjet e qytetit të Shkodrës sipas këngëve popullore

Autorët

  • Prof. dr. Afërdita ONUZI

Abstract

Këngët popullore të qytetit të Shkodrës janë me interes jo vetëm për studimet në fushën e etnomuzikologjisë, por edhe për etnologët dhe historianët. Përmes tyre, ne marrim informacion të pasur mbi aspekte të ndryshme të jetës urbane në Shkodër, nivelin e saj shoqëror, ekonomik dhe kulturor në periudhat kur këto këngë janë krijuar, etj.

Ndërkohë, ato shërbejnë si një burim i rëndësishëm informacioni edhe për historianët, veçanërisht në rastet kur mungojnë burimet dokumentare.

Veçanërisht për etnologët, këngët popullore ofrojnë një material shumë të pasur për dokumentimin e veshjeve popullore dhe nivelit të zhvillimit të tyre gjatë shekullit XIX, kohë kur, siç dëshmohet nga këngët popullore të kënduara nga grupet e fyellit të këtij qyteti, ato arritën kulmin e zhvillimit të tyre.

Mendojmë se një nga arsyet e pasqyrimit të veshjeve popullore në përmasa kaq të gjera është fakti se një pjesë e autorëve të këtyre këngëve kanë qenë mjeshtër të zejeve popullore, si rrobaqepës dhe qëndistarë.

Në këtë artikull trajtohen pikërisht këto çështje, të ilustruara gjithashtu me vargje nga këngë të ndryshme.

Keywords:

Këngë popullore shkodrane, Etnomuzikologji, Jeta urbane, Veshje popullore, Shekulli XIX

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2026-03-05

How to Cite

Prof. dr. Afërdita ONUZI. 2026. “Veshjet E Qytetit Të Shkodrës Sipas këngëve Popullore”. Univers 8 (8):153-58. https://albanica.al/univers/article/view/7215.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë

Similar Articles

<< < 

You may also start an advanced similarity search for this article.