Veshjet e qytetit të Shkodrës sipas këngëve popullore
Abstract
Këngët popullore të qytetit të Shkodrës janë me interes jo vetëm për studimet në fushën e etnomuzikologjisë, por edhe për etnologët dhe historianët. Përmes tyre, ne marrim informacion të pasur mbi aspekte të ndryshme të jetës urbane në Shkodër, nivelin e saj shoqëror, ekonomik dhe kulturor në periudhat kur këto këngë janë krijuar, etj.
Ndërkohë, ato shërbejnë si një burim i rëndësishëm informacioni edhe për historianët, veçanërisht në rastet kur mungojnë burimet dokumentare.
Veçanërisht për etnologët, këngët popullore ofrojnë një material shumë të pasur për dokumentimin e veshjeve popullore dhe nivelit të zhvillimit të tyre gjatë shekullit XIX, kohë kur, siç dëshmohet nga këngët popullore të kënduara nga grupet e fyellit të këtij qyteti, ato arritën kulmin e zhvillimit të tyre.
Mendojmë se një nga arsyet e pasqyrimit të veshjeve popullore në përmasa kaq të gjera është fakti se një pjesë e autorëve të këtyre këngëve kanë qenë mjeshtër të zejeve popullore, si rrobaqepës dhe qëndistarë.
Në këtë artikull trajtohen pikërisht këto çështje, të ilustruara gjithashtu me vargje nga këngë të ndryshme.



