FLIJA: NJË VËSHTRIM ETNOGRAFIK,

ARSIM CANOLLI, Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike (2018, ISBN: 9789928289001, Prishtinë: Cuneus (2019, ISBN: 9789951602198)

Autorët

  • Nebi Bardhoshi Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA)

Abstrakti

Botimeve në lëmin e antropologjisë social-kulturore në gjuhën shqipe i është shtuar një studim solid në gjininë e kulturës buknore. Është fjala për monografinë Flija: Një vështrim etnografik nga Arsim Canolli. Studimi është ndërtuar duke u përqendruar mbi flinë, pra një gatesë dhe, që këtu, ftesa është për të braktisur shtegun e temave të mëdha. Është kalimi i kurthit të parë teorik e historik, gjë e cila ndodh rrallë për një traditë etnografike, dominuar nga njëfarë prirje monumentalizmi dhe, jo rrallë, edhe populizmi. Duke vëzhguar e qëmtuar gjithë jetën sociale dhe kulturore, botën shqisore dhe afektive që krijon ideja, praktika, vetë procesi i shijimit të flisë, gradualisht lexuesit i paraqitet një etnografi me shumë pore, një etnografi e ndërvarur prej gjeografisë së shijes, që dëshmon rëndësinë e studimit etnografik. Tregim etnografik që nuk vetëmbyllet, por vazhdimisht parashtron, analizon, ripropozon.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-23

Si të citoni

Bardhoshi, N. (2023). FLIJA: NJË VËSHTRIM ETNOGRAFIK,: ARSIM CANOLLI, Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike (2018, ISBN: 9789928289001, Prishtinë: Cuneus (2019, ISBN: 9789951602198). Antropologji, 2(2), 185–188. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/886

Numri

Seksioni

Recensione