Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Abstract
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin me eksponate të reja. Muzeu i Kosovës përkundër vështirësive, rrethanave dhe sfidave që ka kaluar gjatë veprimtarisë së tij, që nga themelimi në vitin 1949, ka arritur që t`i japë shumë fushës së kulturës. Duke filluar kështu me hulumtimet e para të mirëfillta në Kosovë në fushën e arkeologjisë, pastaj të etnologjisë, të na- tyrës, të historisë e të tjera. Ka arritur ta zbulojë thesarin arkeologjik dhe me dhjetëra lokalitete arkeologjike të Kosovës. Një numër i madh i eksponateve arkeologjike, etnologjike, historike, të natyrës, numizmatikës, pastaj doku- mente, fotografi, janë mbledhur dhe sjellë në muze nga punëtorët e tij, duke krijuar kështu koleksionet e para, të cilat tashmë janë të shumta, të peri- udhave dhe të fushave të ndryshme. Janë hapur institucione të reja kulturore në kuadër të Muzeut të Kosovës. Fondin e etnologjisë e përbëjnë disa mijëra eksponate, që prezantojnë kryesisht periudhën e shekujve XVIII-XX, dhe të cilat mund të klasifikohet sipas periudhave historike, përbërjes lëndore, përkatësive etnokulturore dhe strukturave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shoqërore. Vëmendja për këtë punim do të jetë te pjesa e historisë gojore, e kujtesës, e trashëgimisë familjare si dhe e vlerave kulturore, artistike, shpirtërore të eksponateve të mbledhura dhe të dhuruara nga qytetarët gjatë viteve të fundit. Janë gjithsej gjashtë bashkëbisedime të subjekteve të ndryshme, që janë përshkruar sipas eksponateve, të cilat i kanë dhuruar. Sfidë mbetet shka- tërrimi i qindra mijëra objekteve dhe shtëpive familjare bashkë me eks- ponate, gjatë luftës së fundit në Kosovë, mungesa e hulumtimeve kërkimore– mbledhëse dhe mosndarja e buxhetit për blerje të koleksioneve private. Gjithashtu zhvillimet e shpejta ekonomike, shoqërore dhe teknologjike dhe mënyra e jetesës në kohët moderne, duke detyruar familjet që të mos përdorin më gjëra të vjetra të trashëguara nga paraardhësit e tyre.Keywords:
Kosovë, muzeu, eksponate, trashëgimi, etnologji, pasuri, histori, motiveDownloads
References
-
Barleti, Marin. Mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut, princit të epirotëve-Libri i trembëdhjetë, Historia e jetës dhe e vepravet të Skënderbeut, (Prishtinë: Rilindja, 1967), f. 481-490.
-
Çoçaj, Nexhat. Ritet e vdekjes, Hasi- enciklopedi etnokulturore - IV, (Pavarësia: Durrës, 2012), f. 385-547.
-
Durham, Edith M. Lindja, martesa dhe vdekja, Për fiset, ligjet e zakonet e Ballkanasve, (Tiranë: Argeta-LMG, 2019), f. 232-288.
-
Fetaj-Berisha, Vlorë. Vajtimet-Këngët “mortore”… (Prishtinë: Muzeu i Kosovës, 2011), f. 79-154.
-
Fetaj-Berisha, Vlorë. Cikli jetësor në rrjetet sociale, Albanologji 5-2014, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2015), f. 113-126.
-
Fjalor i Gjuhës së sotme shqipe, (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Toena, 2002), f. 1584.
-
Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, http://www.fjalori.shkenca.org/ (qasur më 11.03.2022).
-
Gega-Musa, Leontina. Emocioni i ndarjes dhe kohezioni gjatë ritit të vdekjes, GjAFE, 48-2018 (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2018), f. 11-22.
-
Gojçaj, Mirash. Vdekja dhe vajtimet ndër shqiptarët e Malësisë të rrethit të Titogradit, GjAFE, III-1973, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1975), f. 85-116.
-
Gjeçovi-Kryeziu, Shtjefën. Deka, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Vepra 1 (Prishtinë: Rilindja, 1985), f. 153-154.
-
Halimi-Statovci, Drita. Mbi përkujtimet, Etnologjia flet, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1998), f. 248-296.
-
Kadriu, Lumnije. Transnacionaliteti i praktikuar… (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2017), f. 155-303.
-
Maksutaj, Rexhep. Vdekja, Isniqi gjatë shekujve, (Prishtinë: Libri Shkollor, 2002), f. 99-102.
-
Mehmetaj, Faton dhe Ramosaj, Fetnete. Deçani-Ulëza, Deçani (Monografi), (Deçan: Zgjimi, 1997), f. 1-44.
-
Molliqi, Arif. Lluka e Epërme në epikën historike… (Prishtinë: Armagedoni, 2017), f. 149-174.
-
Munishi, Rexhep. Këngët malësorçe – njoftime të përgjithshme, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1987), f. 15-101.
-
Murtezani, Izaim. Kompleksi i riteve të vdekjes, (Shkup: Logos, 2008), f. 141-172.
-
Nopça, Franc. Veprime fetare, Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malëcisë së Madhe, (Tiranë: Eneas, 2012), f. 143-189.
-
Selimi, Yllka. Zakone e rite vdekjeje, Jetë familjare (Tiranë: AShSh, 2007), f. 109-140.
-
Sokoli, Ramadan. Gjamët, vajtimet e përmortshme…, (GjAFE, 2008), f. 11-44.
-
Sulejmani, Fadil. Mortja, Lindja, martesa dhe mortja në malësitë e Tetovës (Prishtinë: Rilindja, 1988), f. 328-402.
-
Tirta, Mark. Mitologjia ndër shqiptarë – Vdekja në rite e besime, (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2004), f. 216-243.
-
Tuda, Shpresa. Të dhëna për zakonet e vdekjes dhe vajtimet në Strugë…, GjAFE VII-1977 (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1978), f. 159-179.
-
Xhemaj, Ukë. Zakone familjare e shoqërore shqiptare të Podgurit, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2003), f. 169-223.
-
Zekaj, Hasan. Mite, besime e zakone popullore, (Prishtinë: Faik Konica, 2011), f. 145-186.