Shqiptarët në trevat e tyre verilindore nën pushtimin bullgar të viteve 1941-1943

Auteurs

  • Jorina Verli

Résumé

Krijimi i zonës bullgare të pushtimit në Kosovë në trevat shqiptare verilindore, krahas zonave italiane dhe gjermane, të formuara me rastin e kapitullimit të Mbretërisë Jugosllave, në prill të vitit 1941, kanë një parahistori nga vitet 16-18. Korrespondon deri-diku si shtrirja gjeografike e zonës bullgare në të dy periudhat, ashtu dhe trajtimi i popullsisë shqiptare nga autoritetet e pushtimit. Në të dy periudhat popullsia shqiptare u ndodh politikisht dhe ekonomikisht në një situate shumë të vështirë. Administrata civile dhe ushtarake bullgare në të gjitha nivelet ishte instruktuar t’i trajtonte shqiptarët pothuaj njësoj si serbët dhe maqedonasobullgarët që ishin shfaqur si përkrahës të Serbisë. Krahas internimeve të meshkujve shqiptarë në kampe përqendrimi u krye edhe mobilizimi i dhunshëm ushtarak i tyre, kryesisht për t’i përdorur në ndërtime strategjike. U grabit masivisht popullsia shqiptare nga ushtarët, nëpunësit, përmes veprimeve individuale, por edhe përmes rekuizimeve, tatimeve të rënda etj. Të gjitha këto asfiksuan tregtinë dhe zejtarinë, zhvlerësuan kartëmonedhën dhe veçanërisht në vitet e Luftës së Parë Botërore e çuan në ekstrem zinë e bukës për një pjesë shumë të madhe të popullsisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore u krye dhunë dhe terror i veçantë masiv me pretekstin e çarmatimit, çka solli shpërngulje të mëdha, rrënime fshatrash të tëra shqiptare dhe spastrim etnik të mirëfilltë, veçanërisht në vise periferike me popullsi të Gjurmime albanologjike Seria e shkencave historike 52/2022 298 JORINA VERLI përzier. Pavarësisht se qoftë në vitet e Luftës së Parë Botërore, qoftë në vitet e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët vlerësoheshin si aleatë përkatësisht nga Austro-Hungaria dhe Turqia, në rastin e dytë nga Gjermania dhe Italia, autoritetet e Sofjes i konsideruan armiq gati njësoj si serbët. Synimet strategjike në këtë rajon të Ballkanit përcaktuan në të dy këto periudha historike qëndrimin antishqiptar nga autoritetet bullgare të pushtimit, ndërkohë që duhej të kishte pasur një qëndrim tjetër. Gjithsesi, nëse krahasohen të dyja periudhat rezulton se dhuna më e ashpër ka qenë në vitet e Luftës së Parë Botërore, kur situatat e krijuara në rrjedhën e Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore që pasoi, lejuan shpërthime ekstreme të dhunës në të gjithë Ballkanin. Reagimi i shqiptarëve për t’u vetëmbrojtur përballë kësaj dhune permanente u bë me të gjitha mjetet që ishte e mundur deri në rezistencën e armatosur.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2022-04-01

Comment citer

Verli, J. (2022). Shqiptarët në trevat e tyre verilindore nën pushtimin bullgar të viteve 1941-1943. Recherches Albanologiques, (52), 297–316. Consulté à l’adresse https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/6488